Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 16 të vdekur dhe 258 raste të reja me Covid-19.
E kjo ka shtyrë nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu që të reagojë ashpër.
“Vdekja e qytetarëve dhe gjendja e rëndë, nuk janë arsye të mjaftueshme që deputetët e Kuvendit të votojnë amendamentin për blerjen e maskave për qytetarët. Por votuan për asfalt, mobilie, luks, gjykatën speciale”, ka shkruar Nagavci në Twitter.