Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa priti sot në një takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi Szunyog për zhvillimet e fundit politike, qëndrimin e LDK-së në luftën kundër pandemisë nga Covid 19 dhe çështje tjera me rëndësi për zhvillimin e vendit.
Kryetari Mustafa u shpreh i kënaqur me marrëveshjen që është arritur në Washington, si një ndër çështjet me rëndësi të Kosovës në raport me BE-në.
Gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa ka diskutuar edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimin e Kosovës në familjen e vendeve demokratike evropiane.
Po ashtu u diskutua edhe për forcimin e rendit dhe ligjit, për thellimin e demokracisë, luftimin e korrupsionit, dhe zhvillimin ekonomik. “Ambasadori Szunyog theksoi se BE-ja do të vazhdoj t’i përkrahë institucionet e Kosovës në procesin e përafrimit me BE-në.”