
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti për shfuqizimin e masës së reciprocitetit me Serbinë, e ka cilësuar të guximshëm.
LEXO EDHE: Kryeministri Hoti ia heqë reciprocitetin Serbisë
“Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE”, shkruan Mustafa, transmeton Gazeta Sinjali.
Kreu i LDK-së shton se pas vendimit të Qeverisë Hoti, pritet që Serbia të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialogun me Kosovën.
Postimi i tij i plotë:
Vendimi i sotëm i Qeverisë Hoti për heqjen e të gjitha pengesave për dialog që çon në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është vendim i guximshëm.
Qeveria Hoti dëshmoi përkushtimin e saj për partneritet strategjik me SHBA dhe BE.
Pritet që hapa të njëjtë të ndërmerr edhe Serbia; të tregojë se a është vërtetë e interesuar për dialog që i kontribuon paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.
Ndërkaq, të gjithë ne duhet të jemi unik dhe të përkrahim qeverinë që dialogu të jetë i suksesshem. IM.