×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa flet rreth përçarjeve në koalicion, paralajmëron takim me Haradinajn

    FrontOnline
    05 Gusht 2020

    Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të kreut të AAK-së dhe partnerit të koalicionit, Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit, mbrëmë në televizionin publik, dha shenja se koalicioni mund të prishet nëse nuk koordinohen për negociatat finale me Serbinë.

    Mustafa tha se shumë shpejt do ta takoj kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, për t’i diskutuar përçarjet që janë shfaqur ditëve të fundit në media, nga partnerët e koalicionit.

    “Unë jam ballafaquar me Covid deri para pak ditësh. Sa ta marrë veten, do të takohem me z. Haradinaj. Do t’i bisedojmë të gjitha çështjet të cilat po hapen ne media. Koalicioni është themeluar mbi bazat e besimit reciprok, prandaj do të investojmë që ky besim të kultivohet”, ka thënë Mustafa për Objektiv.

    Mbrëmë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në RTK ka thënë se partia e tij nuk është pjesë e dialogut me Serbinë, e për këtë gishtin e ka drejtuar nga kryeministri Avdulalh Hoti.

    “Nëse kryeministri punon vet si LDK, e mban vet përgjegjësinë vet si LDK, aktualisht çdo gjë që është duke ndodhur në dialog kryeministri Hoti është duke punuar vet si LDK pa mu, sepse mu nuk më ka marrë në tavolinë kur është ulë në tavolinë me Serbinë, jo mua, se unë s’jam pjesë e delegacionit, po s’e ka marrë njeriun që ia kam dhënë me vetë për të cilin unë e kam dialogu. Unë nuk jam pjesë e këtij dialogu”, tha Haradinaj për televizionin publik.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.