Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për mos votimin e Qeverisë Hoti nga disa deputetët të partisë së tij.
Mustafa ka thënë se e ka ditur qëndrimin e Vjosa Osmanit, por edhe të Haxhi Avdylit, por thotë se është befasuar nga Fatmir Rexhepi, i cili sipas tij i kishte thënë se do ta votojë Qeverinë Hoti.
Mustafa ka thënë se deputetët e LDK-së që nuk votuan Hotin, kanë bërë gabim, ndërsa thotë se i ka mbetur hatri në Fatmir Rexhepin të cilin e ka bashkëpunëtorë prej 30 vjetësh.
I pari i LDK-së ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë presion mbi deputetët që të votojnë për ose kundër një qeverie, ndërsa ka shtuar se Thaçi nuk e ka ditur.
Ai nuk llogarit që Thaçi e ka ndihmuar formimin e Qeverisë Hoti, pasi që shton se ai nuk e ka ditur se nuk janë votat për Hotin.