Në ora 17:00 (sipas orës tonë ) është dashur të fillojë takimi në Shtëpinë e Bardhë por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.
Delegacioni i Kosovës ende nuk është nisur për në Shtëpinë e Bardhë.
Siç raporton drejtori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri delegacioni i Kosovës nuk është nisur për shkak të problemeve të brendshme.
Ndërkohë analisti Imer Mushkolaj thotë se në bazë të burimeve sot Kosovën do të njeh shteti i Izraelit.
“Është një njohje shumë domethënëse që ka një simbolike të veçantë edhe për shkak të raporteve të Izraelit me Serbinë”, tha Mushkolaj.