×
  • Lajme
  • Lajme

    Murtezi: Ditëlindjen e festova në seancë dëgjimore, i mora 10 mijë € dëmshpërblim nga Haga

    FrontOnline
    02 Janar 2021

    Mëngjesi i 17 shkurtit të 2003-tes, ishte i pazakontë për Agim Murtezin nga Lipjani.

    Në ditën kur po i mbushte 46 vjet, Murtezit, i duhej të deklarohej para gjykatësit të Hagës se arrestimi dhe akuza ndaj tij ishte gabim.

    “Më 20 shkurt në atë datë e kam pasur ditëlindjen e 46-të, shkova në seancën e dëgjimit. Para se me nis atje erdhi 5 minuta avokati që ma kishin caktuar, e morri deklaratën time  dhe vazhduam në seancën e dëgjimit ku secili u deklaruam që jemi të pafajshëm”, rrëfen tutje Agimi.

    Pas seancës së parë Murtezi lirohet, por që me sugjerimin e avokatit të tij bëri ankesë përmes Avokatit të Popullit për çështjen e tij.

    Ai për këtë gabim të Hagës mori 10 mijë euro dëmshpërblim.

    “Shkova në seancën e dëgjimit u shpalla i pafajshëm nga të gjitha pikat ku isha i akuzuar. Pas seancës u takova me avokatin tim, i cili më pyeti a kam me bë ankesë lidhur me rastin tënd. I thash po do të bëjë ankesë, jam i pafajshëm, ma kanë humbur dinjitetin moral njerëzore dhe moral. Kam pasur kontakte me të dhe jemi marrë vesh në bazë të zyrës së Avokatit të Popullit, pas 2 vite e gjysmë ma kanë bërë një pagesë prej 10 mijë eurove”, thotë Agimi.

    Ditën e lirimit rruga për t’u kthyer në shtëpi ishte e gjatë pasi ndërroi 3 aeroplanë nga Amsterdami në Hamburg, e prej aty për në Shkup për tu përcjellë me automjete të policisë deri në banesën e tij në Lipjan./FrontOnline/

     

    Natën e Kurban Bajramit Petrol Company shpërndan 40 pako ushqimore për fëmijët jetim në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), sot ka prezantuar raportin për monitorimin e punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2023. Ky...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shëndeti i Mbretit të Britanisë së Madhe mund të mos jetë duke u përmirësuar. Sipas mediave amerikane, gjendja e tij shëndetësore është...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.