×
  • Lajme
  • Lajme

    Mungonin paratë për rrugën Prizren-Prevallë, kështu u zbulua hajnia e 2 milionëshit në Thesar

    FrontOnline
    23 Tetor 2020

    Zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës kanë arritur që të vërejnë të parët vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit. Kjo pasi që nga ministria që drejton Arban Abrashi, kishin vërejtur që po mungonin disa miliona që ishin destinuar për disa projekte që ishin të planifikuara dhe se paratë ishin dërguar në adresë të një kompanie me të cilin s’kishin pasur ndonjë marrëveshje kontraktuale.

    Labinot Gruda është një nga të dyshuarit për avullimin e 2 milionë eurove nga buxheti i Thesarit të Republikës së Kosovës.

    Në dosjen e Prokurorisë së Shtetit thuhet se Gruda për një periudhë kohore prej 8 minutash ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove në llogarinë e kompanisë LDA Group Shpk me bazë në Llapushnik. Sipas avokatit mbrojtës, Gruda në zyrën e tij ka qenë edhe me 12-13 persona të tjerë.

    Derisa në arrati janë dy pronarët e kompanisë LDA Group K.Sh dhe V.Sh, e që sipas burimeve të Gazetës Express brenda Prokurorisë dyshohet se janë duke u fshehur në Turqi.

    Por si ndodhi që të zbulohej vjedhja e 2 milionëshit nga Thesari e realizuar më 9 tetor.

    Sipas informacioneve të Gazetës Express, një vjedhje e tillë është zbuluar nga zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

    Nga kjo ministri kanë vërejtur që po u mungojnë disa miliona të cilat i kishin të destinuara për disa projekte të tjera, derisa kanë vërejtur se transferimi i 2 milionëshit është bërë tek një kompani me të cilën s’kishin kurrfarë marrëdhënie kontraktuale.

    Siç mëson Express, paratë kanë munguar nga projekti për rikonstruimin e rrugës “Prizren-Prevallë”, kontrata për të cilën ishte nënshkruar më 9 shtator.

    Për një gjë të tillë ka folur mbrëmë edhe ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi.

    “Zyrtarët e Ministrisë e kanë vërejtur një transaksion të dyshimtë i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe që iu mungojnë mjete nga projekte tjera. Posa është vërejtur këtë transaksion kemi njoftuar Thesarin dhe organet tjera të sigurisë”, ka thënë Abrashi në Rtv Dukagjini.

    Aktualisht Labinot Gruda gjendet në paraburgim prej një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës. Dy pronarët e kompanisë që kanë pranuar paratë janë në kërkim nga shteti, derisa hetimi është zgjeruar në plotë 40 persona.

    20 mijë qytetarë të Gjakovës bëhen me rrjet të ri
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, njofton se në vazhdën e aktiviteteve hetimore dhe operative në terren ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të dielën e 21 prillit, qytetarët serb kanë bojkotuar referendumin për shkarkimin e kryetarëve shqiptar në Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok dhe Mitrovicë...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka dhënë komentet e tij lidhur me mbajtjen për disa ditë të garës ndërkombëtare “Ushtari më i...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se tashmë në Kosovë ka arritur pajisja më e re mjekësore “SPECT/CT/PET” falë ndihmës nga...
    Vip26 Prill 2024
    Moderatorja Sol Perez njihet tashmë si vajza e motit më seksi në botë e cila nuk ngurron të kënaqë ndjekësit e saj...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka reaguar pas rritjes së çmimit të polisës së sigurimit të detyrueshëm nga kompanitë e sigurimeve....
    Vip26 Prill 2024
    Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.