×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mungesa e cilës vitaminë rrit rrezikun për sulm në zemër?

    FrontOnline
    06 Korrik 2023

    Mungesa e vitaminës D kryesisht shkakton probleme me kockat dhe muskujt tanë. Sipas Klinikës Cleveland, vitamina D është një vitaminë thelbësore që trupi ynë e përdor për zhvillimin normal dhe mirëmbajtjen e kockave të shëndetshme. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sistemin tonë nervor, muskulo-skeletor dhe imunitar.

    Siç shpjegojnë mjekët, ne mund të marrim vitaminë D në mënyra të ndryshme, duke përfshirë ekspozimin në diell, ngrënien e disa ushqimeve që përmbajnë vitaminë D dhe marrjen e suplementeve ushqimsulore. Megjithatë, pavarësisht të gjitha metodave për të marrë këtë vitaminë të rëndësishme, mungesa e saj është ende një problem i zakonshëm në botë.

    Pse është kaq e rëndësishme vitamina D?

    Vitamina D është një nga vitaminat e shumta që trupi ynë ka nevojë për të qëndruar i shëndetshëm. Ka një rol kyç në ruajtjen e ekuilibrit të kalciumit në gjak dhe kocka dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e kockave. Më saktësisht, ne kemi nevojë për të që trupi ynë të përdorë kalciumin dhe fosforin për të ndërtuar kocka dhe për të mbështetur indet e shëndetshme, shkruan Index.hr, transmeton FrontOnline.

    Me mungesë kronike të vitaminës D, ulja e përthithjes së kalciumit dhe fosforit në zorrët çon në hipokalcemi, domethënë një nivel të ulët të kalciumit në gjak. Kjo gjendje mund të shkaktojë simptoma të tilla si dobësi e muskujve, ngërçe, lodhje dhe depresion. Mungesa e vitaminës D çon gjithashtu në një rrezik të shtuar të frakturave të kockave, madje disa studime tregojnë se njerëzit me mungesë të vitaminës D kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër, raporton Klinika Cleveland, transmeton FrontOnline.

    Kush është më i ndjeshëm ndaj mungesës së vitaminës D?

    Edhe pse çdokush mund të ketë mungesë të vitaminës D në trup, foshnjat, fëmijët dhe të rriturit mbi 60 vjeç janë më të ndjeshëm ndaj saj. Mungesa e kësaj vitamine të rëndësishme dihet gjithashtu se është më e zakonshme tek njerëzit me përmbajtje të shtuar të melaninës në lëkurë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lifestyle10 Janar 2025
    Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që...
    Lifestyle09 Janar 2025
    Lëkura në dimër është shumë më e ndjeshme se zakonisht dhe për këtë ne duhet të shmangim disa gabime që mund ta...
    Lifestyle08 Janar 2025
    Shumë njerëz mundohen për të bërë sasinë e rekomanduar të ushtrimeve çdo javë. Por kërkimet sugjerojnë se edhe një sasi e vogël...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar për takimin që ka pasur sonte në fshatin Grabovc me mbështetësit...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Bedri Hamza pas tubimit të madh të PDK-së, ka reaguar përmes një...
    Lajme11 Janar 2025
    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë. Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i...
    Zgjedhjet 202511 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka folur edhe për përkeqësimin e raporteve të Kosovës me aleatët perëndimorë. Ai ka thënë...
    Vip11 Janar 2025
    Gjesti ka dhënë një rrëfim emocionues gjatë kohës sa ishte pjesë e Big Brother VIP Kosova 3. Ai ka treguar sfidat nëpër...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ndarë një video në rrjetin social ‘’Facebook’’, ku ka treguar se në mëngjesin e sotëm,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.