×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Gjakova: Qeveria jonë nuk do t’iu gënjej e zhgënjej

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Lëvizja Vetëvendosje e ka hapur fushatën zgjedhore nga palestra “Shani Nushi” në Gjakovë.

    Kandidati i kësaj partie për kryeministër, njëherësh kryetar i saj, Albin Kurti, gjatë fjalës së tij pati kritika e sulme ndaj partive opozitare – duke i lidhur me Serbinë e Vuçiqin.

    Ai tha se energjia e popullit të Kosovës, potenciali që sipas tij e ka rinia, duhet për ta zhvilluar e përparuar vendin, për ta drejtuar e rregulluar shtetin.

    “Të jeni të sigurt, që qeveria jonë nuk do të iu gënjej asnjëherë dhe kurrë nuk do të iu zhgënjej. Të drejtat i garantojmë, nevojat i plotësojmë”.

    “Për rininë e kemi punësimin, për gratë e kemi barazinë, për fëmijët i kemi shtesën, për opozitën e kemi opozitën. Për Serbinë e kemi policinë, ushtrinë e dialogun”.

    “Për pleqtë e kemi pensionin dhe për të gjithë e kemi shëndetësinë. Pra, secili në vend të vetin. E pas fitores më 9 shkurt dhe qeverisë sonë të re, nivele të reja të papara të progresit, cep më cep e anë e mbanë republikës sonë”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv.

    Kurti më tej tha se synon edhe katër vite të tjera në krye të qeverisë, ku sipas tij, do të jetë qeverisje edhe me laps edhe me gomë.

    “Ne kemi edhe gomë edhe laps. Goma e fshin korrupsionin kurse lapsi e shkruan zhvillimin. E, për këtë qeverisje edhe me laps për zhvillim edhe me gomë kundër korrupsionit, 9 shkurti është data, e diel është dita, Kosova është shteti, shteti është Republika, shkolla është vendvotimi, me zemër është vota, 118 është numri, e jona është fitorja”, tha Kurti.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Janar 2025
    Feride Rushiti dhe Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) janë nominuar për Çmimin Nobel për Paqe për vitin...
    Lajme22 Janar 2025
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, është shprehur se “nuk ka dyshim” se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë është...
    Lajme22 Janar 2025
    Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ka qëndruar në Kosovë gjatë këtij muaji, në disa takime parazgjedhote me liderët...
    Të tjera
    Vip22 Janar 2025
    Ish banorja e BBVK3, Bay T është zgjuar plot energji pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në vend. Ajo u zgjua...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga AAK, Daut Haradinaj, ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një çështje jetike që nuk mund...
    Lajme22 Janar 2025
    Ka ndërruar jetë gazetarja ukrainase, Olga Priadko. Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke njoftuar se e...
    Lajme22 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga kryeministri Albin Kurti kundrejt partive opozitare,...
    Lajme22 Janar 2025
    Një qen është futur brenda një shkolle në fshatin Shirokë të Suharekës ditën e sotme, duke lënë të lënduar një nxënës. Nga...
    Vip22 Janar 2025
    Driloni i ka uruar natë të mirë Bay T-së, para se të flenë. Ai e ngacmoi atë duke i thënë: “Natën e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.