Ministria e Shëndetësisë ka reaguar rreth “recetave” që kanë filluar të shpërndahen nëpër rrjetet sociale, gjoja për trajtimin e të prekurve nga COVID-19.
“Duke qenë që ‘recetat’ e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla”, shkruan në sqarimin e MSH-së, teksa qytetarëve u kërkohet që për çfarëdo shqetësimi të kontaktohen mjekët dhe të përcillen vetëm këshillat zyrtare.
Këto këshilla, si ka thënë ministria, publikohen prej saj, IKSHPK-së, profesionistëve kompetent shëndetësorë ashtu si edhe institucioneve kredibile dhe të konfirmuara.