×
  • Lajme
  • Lajme

    MSh-ja lejon testimin për COVID-19 në laboratore private, nuk ua përcakton çmimin

    FrontOnline
    15 Korrik 2020

    Faik Hoti nga Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje lidhur me vendimin e këtij dikasteri, për lejimin e testimeve për koronavirus – procedurë e cila deri tani është bërë vetëm në sektorin publik.

    Ai ka thënë se bëhet fjalë për dy udhëzime administrative, për kushtet e veçanta spitalore që iu hapë rrugë kryerjes së testimeve për Covid-19, njofton Klan Kosova.

    ”Edhe më parë disa institucione private veçse kanë paraqitur kërkesa që të licencohen për kryerjen e testeve për koronavirus”, është shprehur Hoti.

    A do të marrë kohë paraqitja e aplikimit për lejim të testimeve?

    ”Me hyrjen në fuqi të këtyre udhëzimeve nëse institucionet private janë në gjendje që ta bëjnë aplikimin ato mund ta bëjnë që ditën e nesërme në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Institucioneve Shëndetësore, ku do të nënshkruajnë një deklaratë që plotësojnë të gjitha kushtet sipas këtyre dy udhëzimeve administrative”, pohon ai.

    Më tej Hoti tregon edhe për llojet e institucioneve të cilat do të lejohen të bëjnë teste molekulare dhe serologjike.

    ”Ato do të jenë Ambulancat Specialistike të Alergologjisë me Imunologji Klinike, Laboratori mjekësor Biokimik Hematologjik si dhe Laboratori mjekësor i Mikrobiologjisë Klinike”.

    Ai thotë se me nënshkrimin e këtyre dy udhëzimeve administrative përveç që zgjerohet mundësia e testimeve molekulare, bëhet mundësia që të ketë edhe testime serologjike për të parë shkallën e imunitetit të popullatës nga sëmundja Covid-19.

    A do t’i përcaktojë Qeveria çmimin e institucioneve private për testin e koronavirusit?

    ”Tash për tash testet që kryhen në institucionet publike nuk paguhen”.

    ”Sa i përket institucioneve private, ato i nënshtron konkurrencës, dhe Ministria e Shëndetësisë nuk përcakton çmimin e tyre, mirëpo do të vendoset sigurisht ndonjë tavan, apo do të shkohet drejt asaj që do të harmonizohen çmimet – ku kualiteti do të jetë ajo që do të përcaktojë vëllimin e shërbimeve që do të marrin qytetarët në këto institucione”.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Korrik 2025
    Teuta, bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do të martohet javën që vjen. Ajo do të kurorëzohet në Katedralën Nënë Tereza në...
    Lajme19 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy person E.H 44-vjeçar dhe S.M, 39-vjeçare për vjedhje të rëndë në një kioskë...
    Lajme19 Korrik 2025
    “Po duket që Limaj po e lyp diçka që nuk mundet pas, e Kurti po e lyp ndonjë justifikim të ri.” – Kështu...
    Të tjera
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha sot se Kievi i ka dërguar Moskës një ofertë për të mbajtur një raund tjetër bisedimesh...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Andy Byron, drejtori ekzekutiv i kompanisë teknologjike “Astronomer” me seli në Nju Jork, ka dhënë dorëheqjen nga roli i tij pasi u...
    Lajme19 Korrik 2025
    Brenda më pak se dhjetë ditësh, dy nga institucionet më të mëdha financiare ndërkombëtare – Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar –...
    Bota/Rajoni19 Korrik 2025
    Policia e Shtetit zbuloi në komunën e Vorës, pjesë e Bashkisë së Tiranës, një magazinë ku falsifikoheshin etiketat e skadencës së produkteve...
    Lajme19 Korrik 2025
    Partia Guxo ka prezantuar zyrtarisht kandidatin që do të jetë bartës i listës në komunën e Gjilanit, në zgjedhjet lokal të 12...
    Lajme19 Korrik 2025
    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar komune. Në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.