Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.
Vranësirat herë-herë, pasdite do të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta se reshjet e fundit të javës që po e lëmë.
Temperaturat do të shënojnë rritje graduale në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Indeksi UV do tëjetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillat e IKSHP janë në fuqi.
Do të fryjë erë nga drejtimet veriperëndim dhe juglindjeje me shpejtësi 1-9m/s.