×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosmiratimi i marrëveshjeve, Tahiri: Kështu e humbim kredibilietin negociues me institucionet ndërkombëtare

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri ka reaguar pas debatit të sotëm në Kuvend të Kosovës, ku në mungesë të kuorumit dështuan të miratohen marrëveshjet ndërkombëtare.

    Tahiri ka shkruar në Facebook se mungesa e vullnetit për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare, mund të prodhojë efekte negative afatgjata.

    “Sa i përket debatit të sotshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës me duhet të them se si vend duhet të jemi të qartë për obligimet që kemi marrë para qytetarëve të Republikës së Kosovës. Mungesa e vullnetit, guximit dhe konsensusit politik e institucional për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ku bien edhe ato financiare, mund të prodhojë efekte negative afatgjata”, ka thënë ai.

    Sipas Tahirit, me këtë qasje dobësohet kredibiliteti negociues i Kosovës kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare.

    “Për më keq, kjo mund të rezultojë me ngushtimin e mundësive në të ardhmen, për projekte zhvillimore, dhe/apo të rimëkëmbjes. E kuptoj shumë mire politikën ditore, por është koha e fundit t’i kthehemi interesit publik e qytetar, të jemi më pragmatik e më të përgjegjshëm karshi sfidave. Debati duhet t’i shërbejë zgjidhjeve dhe konsensusit, dhe assesi përplasjeve e problemeve ngatërrestare pa fund”, shkroi zëvendëskryeministri

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.