-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj: Shko Albin, je në anën e atyre që po e akuzojnë UÇK’në

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Dardan Molliqaj, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në vend të nxitura nga bërja publike e aktakuzës për Thaçin e Veselin nga Prokuroria Speciale e Hagës.

    Molliqaj thotë se tash e një kohë të gjatë, Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë thënë që Thaçi po negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën për ta shpëtuar veten nga Specialja. Sipas kreut të PSD’së, një qëndrim i tillë presupozon e Thaçi është fajtor dhe se ka bërë krime, prandaj po synon t’i ikë gjykimit.

    Molliqaj thotë se Kurti duhet të shkojë, meqë tashmë është rreshtuar në anën e atyre që po e akuzojnë UÇK’në.

    Shkrimi i plotë:

    Shko Albin…

    VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar kështu veten nga Gjykata. Në këtë qëndrim, presupozimi është i qartë. Sipas Kurtit, drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi qenka i fajshëm, pra paska bërë krime lufte dhe prandaj po ikën prej gjykimit.

    Albin, tashmë e kemi kuptuar që nuk sheh asgjë tjetër përtej interesit tënd politik. Dikur thoshe se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së. Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve.

    Albin, çfarë di ti për krimet e UÇK-së kur iu drejtove Hashim Thaçit me sugjerimin për të shkuar në Hagë? A din edhe për ndonjë tjetër, apo veç për drejtuesin politik? Siç duket, tash për tash ky po ta zë rrugën.

    Shko Albin thuaj të gjitha, sepse edhe ashtu, me qëndrimet e tua, e ke vendosur veten në anën e atyre që duhet të ftohen si dëshmitarë. Merri me vete edhe kolegët e tjerë të partisë: Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin, Hakiun etj. sepse në bazë të qëndrimeve të tyre, edhe ata duket se dijnë shumë.

    Shko Albin, dhe trego që gjykimet politike bëhen të pranueshme vetëm atëherë kur t’i eliminojnë kundërshtarët politik. Shko dhe trego që drejtësia edhe mund të jetë selektive përderisa të shërben ty.

    Shko Albin se kompleksi yt me historinë atje shërohet. Atje po e rishkruajnë historinë.

    Tregoju në Hagë se historia duhet të ndryshohet, sidomos aty ku ti nuk je protagonist. Trego se ajo duhet të rishkruhet, sidomos në pjesët ku emri yt nuk përmendet.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet 14-vjetori i rënies së heroit Enver Zymeri dhe Dita Memoriale e zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës Në...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Përmes një postimi...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e Kosovës e ka cilësuar si “kanosje” një përplasje mes një qytetari dhe deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, dje në një...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kategoritë e dala nga lufta, OVL, SHIL dhe SHFD, kanë ritheksuar edhe një herë vendosmërinë e tyre që nuk do të qëndrojnë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Policia e stacionit në Ferizaj ka njoftuar se ka reaguar pas një rasti të raportuar të sulmit fizik dhe lëndimit të rëndë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin e tij për situatën aktuale politike në Kosovë, me theks të vecantë vonesat në formimin e institucioneve,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një person, derisa ishte në krye të punës si sigurim në një kafiteri, ka pësuar lëndime të rënda pasi katër të dyshuar...
    Kronika26 Korrik 2025
    Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë, nën dyshimin se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësore, ka fyer dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.