×
  • Lajme
  • Lajme

    Molliqaj për listën e VV-së: Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet

    FrontOnline
    21 Janar 2021

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka komentuar listën e kandidatëvë për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka përmendur disa nga këta kandidatë, përfshirë këtu Vasfije Krasniqin, Gani Krasniqin, Shqipe Selimin e Avni Deharin.

    Molliqaj thotë se emrat në listën e VV janë mungesë, në fakt janë kompensim i përkohshëm për braktisje të kauzave. Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet.

    Ky është postimi i plotë:

    Simbolika si mungesë

    Lista e VV është plot emocion, plot përzierje, por pa pikë koherence. Këtë herë do të flasim për simbolikat që janë keqpërdorim i njerëzve drejt braktisjes së kauzave.

    E kemi Vasfije Krasniqin me numrin 4 sepse e dimë që kërkim falja më nuk është kusht për dialogun Kosovë-Serbi; nuk do të jetë kusht as zbardhja e fatit të të pagjeturve dhe krimeve seksuale. Prandaj, si zëvëndësim për çështjen le ta kemi personin simbol.

    E kemi Gani Krasniqin me numrin 9 sepse ai është ish UÇK dhe ish i burgosur politik. Le t’u japim numra në listë që në qeverisje t’i heshtim, jo thjesht si pjesëmarrje, por mbi të gjitha si frymë e orientim politik. Tash që Gjykata Speciale është vulosur edhe me ndihmën e Kurtit, le t’i kemi aty si retorikë e përfaqësim. Edhe Shqipe Selimin e kemi me numrin 10, gruaja si zëvëndësim për burrin. Po të ishte kundër Gjykatës, pse të mos garojë Rexhep Selimi vet, ai është nën prezumim të pafajësisë dhe asnjë ndalesë formale nuk e ka. Kurti dikur thoshte se nuk i dorëzon njerëzit e UÇK-së në Gjykatë, kurse sot keqpërdor emra si simbolikë për braktisje të qëndrimit. Mbi të gjitha, UÇK – ja sot është qëndrim, dhe jo trashëgimi personalitetesh.

    E kemi Avni Deharin me numrin 5 sepse nuk do të kemi vendosje të drejtësisë për Astritin. Siç nuk u bë bash asgjë gjatë qeverisjes së kaluar.

    Emrat në listën e VV janë mungesë, në fakt janë kompensim i përkohshëm për braktisje të kauzave. Emrat aty janë duart e lira për Albinin në pushtet./FrontOnline/

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e ’Raportit monitorues: “Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2022-2031” për periudhën...
    Lajme26 Prill 2024
    Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, të cilët ngarkohen për vrasje...
    Lajme26 Prill 2024
    Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë të ditur se ka rekomanduar suspendimin e një togeri policor, pasi dyshohet se i njëjti ka...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim pune drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha...
    Lajme26 Prill 2024
    Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik, se, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orëve, të dyshuarin...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje në Ukrainë këtë javë, ka thënë të premten presidenti amerikan Joe Biden. Duke...
    Sport26 Prill 2024
    Prokuroria në Gjilan ka dhënë një kërkesë të cuditshme pas rrahjes fizike që drejtori sportiv i klubit “Drita”, Valon Zymberi ia bëri...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique është i bindur se ekipi i tij do të jetë më i mirë në sezonin e...
    Lajme26 Prill 2024
    Të premten në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj është mbajtur ceremonia përmbyllëse dhe u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.