Është caktuar masa ‘arrest me burg’ për dy mjekët, Besim Lama dhe Viktor Marku nga Gjykata e Kurbinit.
Kjo masë erdhi pas akuzës se mjekonin ilegalisht autorin e dyshuar të vrasjes së dy biznesmenëve në Laç, ngjarje kjo e ndodhur më 30 maj.
Nga sulmi me armë në hollin e një hoteli në Laç, mbetën të vrarë Paulin Gjergj Marku si dhe shokun e tij Bujar Lika (Hasani).
Dy mjekët u arrestuan në 23 qershor, pasi akuzohen se nuk raportuan faktin se në klinikën e tyre private në Qytet Studenti kishte shkuar një person i plagosur me armë zjarri.
Eduard Lamaj qëndroi për disa ditë në këtë klinikë ku u trajtua pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Policia e Tiranës pas informacioneve ushtroi kontroll në këtë subjekt privat ku u konstatua se Eduard Lamaj pas ekspertizës mjeko-ligjore kishte një plagë e shkaktuar 20 ditë më parë, që korrespondon me vrasjen e dy biznesmenëve.

Të tjera
-
11:58 | 18 Maj 2022
-
11:53 | 18 Maj 2022
-
11:50 | 18 Maj 2022
-
11:46 | 18 Maj 2022
-
11:41 | 18 Maj 2022
-
11:37 | 18 Maj 2022
-
11:26 | 18 Maj 2022
-
11:25 | 18 Maj 2022
-
11:23 | 18 Maj 2022
-
11:22 | 18 Maj 2022
-
11:21 | 18 Maj 2022
-
11:15 | 18 Maj 2022