×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mjekët në Novi Pazar i kthejnë shpinën kryeministres Brnabiq dhe turma bërtasin kundër saj

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq dhe ministri i Shëndetësisë, Zlatibor Lonçar, vizituan Novi Pazarin si vatër e coronavirusit.

    Por, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, atje, zyrtarët e lartë shtetërorë të Serbisë janë pritur me bilbila dhe britma “hajdutë, hajdutë”.

    Siç thuhet më tej, ata vlerësuan sot se situata epidemiologjike në Novi Pazar është “terren pjellor” për politizimin dhe përhapjen e lajmeve të rreme.

    Gjithashtu, në disa pamje thuhet se janë parë punëtorët shëndetësorë që i kanë kthyer shpinën kryeministres, ndërsa ajo u fut në Spitalin e Përgjithshëm.

    Ajo deklaroi se njerëzit e mbledhur janë aktivistë politikë të tre partive politike që janë në pushtet në Novi Pazar, duke thënë se ata duhet të përfshihen në politikë, dhe të mos përdorin situatën e vështirë epidemiologjike për konfrontime politike.

    “Kjo nuk është një luftë afatshkurtër. Politizimi do të dështojë. Ka ilaçe dhe ka pajisje mjekësore. Kjo nuk është një luftë për pushtet por për jetë. Askush nuk do të na ndalojë”, citohet të ketë thënë Ana Brnabiq, dhe qytetarët, gjatë fjalimit, bërtisnin: “Ana, largohu”, “Meho, hajdutë”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.