×
  • Lajme
  • Lajme

    Miratohet Udhëzimi Kundër Dhunës në Familje

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Në seancën e përgjithshme të Gjykatës Supreme, të enjten, është miratuar Udhëzimi lidhur me cilësimin juridik dhe trajtimin e rasteve të Dhunës në Familje, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, ka elaboruar para gjyqtarëve qëllimin e këtij udhëzimi dhe sqarimet që janë listuar në të. Udhëzimi do të jetë një mjet lehtësues për gjyqtarë e prokurorë dhe profesionistë tjerë të fushës, në mënyrë që për rastet e dhunës në familje, jo vetëm të vendoset me drejtësi, por t’ju krijohet qartësi për dispozitat e caktuara ligjore.

    Siç njofton kumtesa për media, kreu i Supremes vuri në pah edhe nevojën për plotësimin e standardeve lidhur me ofrimin e mbrojtjes së duhur të viktimave të dhunës në familje, në pajtim me Konventën e Stambollit, për çka, ligjvënësi me dispozitën e nenit 248 të Kodit penal e ka paraparë dhunën në familje, me të katër format si ajo mund të shfaqet, si vepër të veçantë penale. Megjithatë, sipas tij, po i njëjti nen, ka krijuar edhe paqartësi rreth asaj se si duhen interpretuar dispozitat e këtij neni veç e veç dhe cila është mënyra më efikase për trajtimin e lëndëve të kësaj natyre.

    “Ne jemi përpjekur të qartësojmë se në cilat raste cilësimi bëhet sipas veprës bazë e në cilat raste, sipas nenit 248, si dhe të qartësojmë si të veprohet në rast të shkeljes së Urdhrit mbrojtës, të lëshuar sipas Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje”. Në këtë drejtim, kryetari Peci, bëri me dije se ka pranuar kërkesa të shumta nga gjyqtarë dhe profesionistë tjerë, lidhur me kualifikimin adekuat në rast të veprave penale, të kryera ndaj anëtarëve të familjes apo në kuadër të marrëdhënies familjare. Gjykata Supreme ka analizuar kuadrin ligjor relevant me qëllim të harmonizimit të qëndrimeve dhe praktikave, në tërë Republikën e Kosovës dhe ka nxjerr këtë Udhëzim”, sqaroi kryetari, duke hapur diskutimin me gjyqtarë.

    Këta të fundit, shprehen pikëpamjet e tyre rreth çështjeve të ngritura, dhe me shumicë votash Udhëzimi u miratua.

    Për hartimin e Udhëzimit, Gjykata Supreme është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se pikëpamja e tyre përputhet me atë të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë...
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.