×
  • Lajme
  • Lajme

    Minstri Cakaj fillon takimet me përfaqësues politik në Preshevë (foto)

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj po qëndron në vizitë treditore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, shkruan Titulli.com.

    Ai së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka ditën e parë e ka filluar me takime me përfaqësues të subjekteve politike shqiptare me të cilët po bisedon për gjendjen politike dhe pjesëmarrjen e listës së përbashkët në zgjedhjet parlamentare në Serbi.

    Cakaj në një intervistë ekskluzive në Info Magazine në Klan Kosova pas arritjes së tij ditën e martë pasdite tha se gjatë mandatit të tij, çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është prioriteti i tij.

    “Është një ndjesi e veçantë dhe ende konsideroj se kam për të parë në Preshevë. Do qëndroj edhe dy ditë dhe do të kem takime edhe me shoqërinë civile. Fakti që jam për herë të parë në Preshevë, nuk do të thotë që nuk jam marrë më herët me këtë çështje. Lugina e Preshevës ka qenë një prej prioriteteve kryesore”, është shprehur Cakaj për klankosova.

    Kryediplomati Cakaj në agjendën e tij ka planifikuar edhe vizita me përfaqësues zyrtar institucional.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Franca njoftoi se po e dërgon aeroplanmbajtësen e saj të vetme, Charles de Gaulle, në Mesdheun lindor si përgjigje ndaj përshkallëzimit të...
    Lajme03 Mars 2026
    Opinionistja Aida Dërguti deklaroi se kryeministri Albin Kurti nuk do ta lejojë presidenten Vjosa Osmani që të mbajë njëkohësisht rol si anëtare...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.