×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haxhiu mirëpret arrestimin e administratorit të “Albkings”

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Në orët e vona të së martës u arrestua i dyshuari si udhëheqës në grupin Telegram “Albkings”, në të cilin shpërndaheshin fotografi dhe video të ndryshme intime të grave dhe vajzave.

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mirëpritur këtë arrestim.

    “Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë “Albkings”.

    Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave. Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura”,deklaroi Haxhiu përmes një postimi në Facebook, transmeton Front Online.

    Haxhiu theksoi se dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona.

    “Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje. Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë. E vlerësoj punën e policisë dhe prokurorisë deri më tani”, përfundoi ministrja. /FrontOnline

    Delegacioni nga Drake University viziton Devolli Corporation, njësinë Prince Caffe
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    Policia e Rrugor në Ferizaj në rrugën "Driton Islami" ka ndaluar shoferin E.M, shtetas i Francës i moshës 24 vjeçar, i cili...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian mbështet një strukturë të vetme institucionale dhe administrative brenda Kosovës. Kështu është shprehur zëdhënësi i BE-së, Peter Stano duke u...
    Lajme30 Prill 2024
    Në komunat veriore të vendit është vendosur sistemi i vëzhgimit me kamerë. Lajmin e kanë bërë të ditur Agjencia për Informim dhe...
    Të tjera
    Sport30 Prill 2024
    “Hulku i Kosovës” po e synon një rekord të ri botëror në peshat e rënda. Vushtrriasi, Bujar Muli, do të tentojë mbajtjen...
    Sport30 Prill 2024
    Mesfushori i Villarreal, Alex Baena ka shprehur dëshirën e tij për t’iu bashkuar Barcelonës dhe ka inkurajuar gjigantët katalanas që të aktivizojnë...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua se do të nisë pushtimin e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku qindra mijëra palestinezë...
    Sport30 Prill 2024
    Asi egjiptian Mohamed Salah raportohet se do të qëndrojë në Liverpool edhe sezonin e ardhshëm. Reprezentuesi i Egjiptit prej kohësh është i...
    Lajme30 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar...
    Lajme30 Prill 2024
    Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi e ka pritur në takim pune shefin e misionit të EULEX-it, z. Giovanni...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.