×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministrja Haradinaj-Stublla udhëton për vizitë zyrtare në Kroaci

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

    Gjatë kësaj vizite, ministrja Haradinaj-Stublla, do të realizojë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutohet për intensifikimin e bashkëpunimit dhe lidhjes së fortë që ekziston ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

    Sipas një njoftimi të MPJ-së, takimin e parë zyrtar, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës, Besnik Tahiri, shefja e diplomacisë kosovare do ta ketë me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkovic.

    Pas këtij takimi, Ministrja Haradinaj-Stublla, do të pritet në një takim të veçantë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Kroacisë, Grliq Radman.

    Para nisjes për vizitë zyrtare në Kroaci, ministrja Haradinaj-Stublla, bëri këtë deklaratë:

    “Kroacia dhe Kosova ndajnë historinë e hidhur të rrugëtimit për liri dhe pavarësi. Kanë pasur përjetime të njëjta si vende dhe popuj. Edhe sot, përderisa Kosova po përballet me qasje revizioniste të vuajtjeve dhe historisë së saj, ka shumëçka për të mësuar nga Kroacia si vend dhe popull fitimtar ndaj luftës në Ish-Jugosllavi, e tash si shembull i mirë në rajon për integrimin Euro-Atlantik”.

    Filloi aplikimi për gjeneratën e 10-të të KEDS Academy për nxënës dhe studentë të rinj
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.