×
  • Lajme
  • Tenderët
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ministria e Sveçlës, 100 mijë € tender një burimor, biznesit që Kurti e promovoi

    Fatlum Berisha
    21 Korrik 2023

    Ministria e Punëve të Brendshme, e cila drejtohet nga Xhelal Sveçla, i ka dhënë rrafsh 100 mijë euro në mënyrë të dyshimtë kompanisë Blendi.

    Bëhet fjalë për një kontratë një burimore. Ajo parasheh furnizimin emergjent me 500 mijë afishe të plastifikuara për targat e aluminit, edhe atë veç për tre muaj, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Afërsia e biznesit fitues me Vetëvendosjen

    Ujdia mes palëve u arrit më 7 qershor të këtij viti. 12 ditë pas vizitës që Albin Kurti, shefi i Xhelal Sveçlës, bëri më 26 maj pikërisht brenda ambienteve të kësaj kompanie.

    Ndërmarrja Blendi ishte ndër bizneset e pakta që mund të numërohen në gishta, nëpër të cilat shkoi si mysafir kryeqeveritari kosovar gjatë mandatit të tij gati tre vjeçar dhe ndër të rrallat që iu premtua ndihmë publikisht nga Qeveria. Diçka e tillë dëshmohet nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar të vetë kryeministrit Kurti.

    Ky është dyshimi i parë që rëndon mbi epilogun e tenderit.

    Dyshimi tjetër mbi kontratën

    Hija e dyshimeve bëhet akoma më e madhe kur analizohen procedurat nëpër të cilat kaloi tenderi.

    Ministria e Punëve të Brendshme aplikoi procedurën e negociuar, pa publikim të njoftimit për kontratë për këtë aktivitet prokurimi. Procedura e tillë, ani se e lejuar ligjërisht, shmang transparencën dhe konkurrencën, dy parimet themelore të prokurimit, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Dëshmi për këtë është ky tender. U ftua veç kompania Blendi për negociata dhe asnjë kompanie tjetër nga Ministria e Punëve të Brendshme. Kjo ani se në bazë të një vrojtimi vërehet se ka me dhjetëra kompani në Kosovë që mund të ofronin shërbim të ngjashëm me afishe të plastifikuara.

    Procedura e negociuar, e cila e përjashtoi garën, mund të përdoret në tri raste sipas Ligjit të Prokurimit Publik.

    Njëra nga to është për arsye të emergjencave ekstreme që janë shkaktuar.

    Në titullin e aktivitetit të prokurimit, Ministria e lë të nënkuptohet këtë. Megjithatë mbetet i dyshimtë fakti se pse u ftua për negocim veç një kompani dhe pse pikërisht ajo që u vizitua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton Instituti për Hulumtime Front.

    Hesht Ministria, arsyetohet kompania

    Instituti për Hulumtime Front ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme për sqarimin e gjitha këtyre dyshimeve.

    Megjithatë, nga ky dikaster nuk kanë kthyer përgjigje gjatë së enjtes.

    Ndërkohë pronari i kompanisë Blendi, Shaip Rama ka mohuar afërsinë me Vetëvendosjen dhe mundësinë që ndonjë zyrtar i këtij subjekti që ka pushtetin të ketë ndikuar në dhënien e tenderit.

    “Nuk ka ndikuar askush. Jemi profesional për atë arsye jemi ftuar vetëm ne. Kemi punuar shpejt. Nuk ka pasë askush ndikim nga Vetëvendosje dhe nuk kemi afërsi me këtë parti dhe asnjë tjetër”, u shpreh Rama për “Ifront”.

    Kurti nuk ishte vetë tek kompania Blendi. Kishte marrë me vete gjatë vizitës edhe ministrin e Financave, Hekuran Murati.

    Rreth shtypshkronjës Blendi

    Ndëmarrja Tregtare Grafike, Blendi, figuron si biznes i regjistruar në Kosovë që nga viti 2000.

    Aktivitet primar i saj është prodhimi i artikujve të letrës.

    Kompania merr vazhdimisht tenderë nga institucionet shtetërore.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme02 Tetor 2023
    Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, teksa ka folur rreth sulmit të 24 shtatorit në veri ku mbet i vrarë rreshteri...
    Lajme02 Tetor 2023
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka dënuar sulmet ndaj familjes Muharremi në Medvegjë. Për këtë, të dielën kishte alarmuar deputeti shqiptar në...
    Front TV02 Tetor 2023
    Kanë kaluar një javë nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Disa ditë pas...
    Të tjera
    Lajme02 Tetor 2023
    Mbi 70 për qind e nxënësve ende edhe pas përfundimit të muajit të parë të vitit të ri shkollor nuk kanë arritur...
    Lajme02 Tetor 2023
    Berlini zyrtar po e shqyrton mundësinë e forcimit të misionit paqeruajtës në Kosovë, drejtuar nga NATO. Ata po planifikojnë dërgimin e trupave...
    Lajme02 Tetor 2023
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ajo që ndodhi para një jave në Banjskë të Zveçanit në Kosovë “është e dënueshme”....
    Lajme02 Tetor 2023
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit...
    Lajme02 Tetor 2023
    Në Banjskë të Zveçanit është reduktuar prezenca e Njësive Speciale e Policisë së Kosovës duke u zëvendësuar me atë të Njësitit për...
    Lajme02 Tetor 2023
    Ministrja e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën.  Baerbock...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.