×
  • Lajme
  • Lajme

    Sinani pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë: Shqiptarët mos i trajtoni si qytetarë të dorës së dytë

    FrontOnline
    22 Gusht 2026

    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.

    Sinani ka deklaruar se Presheva nuk duhet të trajtohet vetëm si një vend që vizitohet kur institucionet qendrore kanë nevojë, ndërsa ka theksuar se çdo investim që përmirëson jetën e qytetarëve është i mirëseardhur.

    “Presheva nuk mund të ketë dy standarde”, ka shkruar ajo.

    Sinani ka përmendur investimet e realizuara nga Komuna e Preshevës në Mamincë, Strezoc, Svinjishtë dhe vendbanime të tjera, duke theksuar se komuna nuk i ndan qytetarët sipas përkatësisë etnike.

    Ajo ka kërkuar që të njëjtin standard barazie ta zbatojnë edhe institucionet qendrore të Serbisë.

    “Kemi kërkuar zyrtarisht investime për Shkollën ‘Prof. Ibrahim Kelmendi’, për shkollën në Mamincë, për çerdhen ‘8 Marsi’ dhe për projekte të tjera që lidhen drejtpërdrejt me jetën e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Sinani.

    Duke iu referuar investimeve të paralajmëruara gjatë vizitës së Vuçiqit, ajo ka pyetur pse qytetarët shqiptarë duhet të presin me vite për projekte dhe investime nga institucionet qendrore.

    “Nuk kërkojmë që të merret nga njëri për t’i dhënë tjetrit. Kërkojmë të mos merret nga shqiptarët për t’u dhënë të tjerëve”, ka thënë ajo.

    Sinani ka theksuar se Presheva është shtëpi e shqiptarëve, serbëve, romëve dhe komuniteteve të tjera dhe se të gjithë duhet të kenë mundësi të barabarta.

    “Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë barazi. Nuk kërkojmë më shumë se të tjerët. Kërkojmë të mos marrim më pak”, ka përfunduar ajo, duke shtuar se këtë çështje do ta ngrejë në Preshevë, Beograd, Prishtinë dhe Tiranë.

    Nga Rubrika
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një punëtor i KEK-ut humbi jetën tragjikisht në vendin e punës para pak ditësh. 32 vjeçari, Arbenit Ahmeti u varros dje në...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Elbert Krasniqi, ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, ka thënë se, buxheti i ndarë për komunat do të arrijë 907...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Rinia e Partisë Demokratike të Kosovës, nesër do të zhvillojnë aksion simbolik para hyrjes së qeverisë. Në njoftim shtohet se aksioni do...
    Të tjera
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka bërë...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Serbët lokalë të Preshevës ankohen te Vuçiqi për shqiptarët e Preshevës. Njëri prej tyre, gjatë bisedës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, thotë...
    Bota/Rajoni 22 Gusht 2026
    Edhe shtatori në Shqipëri do të mbizotërohet nga temperatura të larta verore. Kështu ka thënë meteorologia Tanja Porja, e cila foli për...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mitrovicë ku një 12 vjeçare raportohet se është rrahur nga një 18 vjeçare. Sipas një...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutash, ka pritur në takim, gjeneral James C. Fowler, komandant i Shtabit të NATO-s në Sarajevë. Në njoftim...
    Lajme 22 Gusht 2026
    Dy vite pasi që kishte qenë temë kyçe për një kohë, Ura e Ibrit, më saktësisht, hapja e saj, sërish është vendosur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.