Në gusht të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë la licencuar dy laboratorë privat për të kryer testime molekulare me metodën PCR. Laboratorët e licencuar atë kohë kanë qenë Medical & Laboratory Services ne Ulpianë ( Prishtinë) dhe laboratori UBT në Lipjan. Por vetëm njëri nga ta sot kryen testime me metodën PCR. Bëhet fjalë për laboratorin e vajzës së Blerim Devollit, “Medical & Laboratory Service”.
Por testime molekulare (PCR) deri më tani nuk ka kryer laboratori UBT me seli në Lipjan. Kjo ngase në deklaratën nën betim ky laborator ka thënë se e kanë infrastrukturën e nevojshme për të kryer testime, por gjatë inskektimit nga ana e MSH’së është parë se nuk i plotë sojnë kushtet.
Madje kjo u konfirmua vet nga MSH përmes një komunikate për media.
“MSh ka informacione që ka dallime të çmimeve sa u përket shërbimeve të testimeve serologjike (prej 15-30 euro) varësisht prej institucionit ku kryhet dhe komunës, përderisa për momentin teste molekulare (PCR) ofron njëri nga dy institucionet e licencuara, për shkak se njëri prej tyre, gjatë inspektimit të Inspektoratit Shëndetësor nuk ka arritur të dëshmojë se mund të kryej teste në përputhje me të dhënat e deklaruara në formularin e aplikimit për licencim dhe në përputhje me Deklaratën nën betim, të nënshkruar me rastin e aplikimit.”, thuhet në komunikatë.