×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministria e Kulturës dhe UNDP u mundësojnë 400 të rinjve të mbajnë praktikën në punë

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) zyrtarizuan një marrëveshje për të zgjeruar Programin e Praktikës në Punë për të ofruar mundësi të rinjve dhe të rejave të diplomuar, të regjistruar si të papunë në Shërbimin Publik për Punësim në Kosovë.

    Sipas njoftimit, ata do të zhvillojnë një punë praktike për zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës.

    “Kjo mbështetje vjen si reagim në ndikimin e COVID 19 në kushtet socio-ekonomike të të rinjve. Programi zbatohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Kosovës për Punësim në bashkëpunim me UNDP-në”, thuhet në njoftim.

    Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Maria Suokko nënshkruan këtë marrëveshje në një ngjarje të mbajtur sot.

    Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Ministrja Dumoshi theksoi “Me këtë marrëveshje, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpreh përkushtimin e saj në kontributin e drejtpërdrejt për qytetarët e Kosovës, sidomos nadaj të rinjëve të cilët përfaqësojnë gjysmën e popullates dhe një potencial skajshmërisht të pashfrytëzuar”.

    “Ne në UNDP jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të punojmë me institucionet e Kosovës në këtë skemë që do të siguroj mundësi të reja për të rinjtë të përfitojnë një përvojë të vlefshme pune dhe të zhvillohen në aspektin profesional. Ndikimet e pandemisë tek të rinjtë, sidomos tek gratë dhe ata që gjenden në situatë të cenueshme, kanë qenë sistematike, të thella dhe joproporcionale”, u shpreh ajo.

    Qëllimi i Programit të Praktikës është të sigurojë punëkërkuesit e papunë, të cilët kanë diplomuar nga institucionet arsimore të mesme dhe të larta profesionale brenda një periudhe 24-mujore, me mundësinë për të ndjekur një praktikë 6-mujore në ndërmarrjet e sektorit privat ose institucionet publike, për të mbështetur zhvillimin e aftësive të tyre në vendin e punës, drejt krijimit të mundësive për punësim të qëndrueshëm në Kosovë.

    Kjo iniciativë është pjesë e paketës qeveritare për rimëkëmbjen nga COVID 19. Programi përqendrohet në identifikimin e ndërmarrjeve/institucioneve që kanë potencial të ofrojnë mundësi punësimi afatgjatë. Programi i Praktikës do të angazhojë ekspertizën e projektit dhe të Agjencisë së Punësimit për të përshtatë secilën pozitë të praktikës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me nevojat dhe kriteret e përcaktuara nga kompanitë/institucionet.

    “400 të rinj të diplomuar të papunë në Kosovë do të përfitojnë nga aftësitë praktike, duke përmirësuar jetesën e tyre dhe integrimin në tregun e punës. Personat e kualifikuar për të aplikuar për skemën e praktikës duhet të kenë diplomë universitare ose të shkollës së mesme profesionale brenda periudhës 24-mujore, të jenë punëkërkues që nuk kanë përvojë të mëparshme pune dhe të jenë nën moshën 30 vjeç. Përparësi do t’u ipet të papunëve afatgjatë (më shumë se 12 muaj), grave, të mbijetuarve të dhunës në bazë gjinore, përfituesve të ndihmës sociale, personave të vetëm, me një ose më shumë anëtarë vartës (prindër të vetëm), personave nga zonat rurale, personave me aftësi të kufizuara dhe personave nga grupet e pakicave etnike”, vijon njoftimi./

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se vrasjet e pasluftës janë përdorur me qëllim për të njollosur UÇK-në. Haliti në emisionin...
    Lajme26 Prill 2024
    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten më 25 prill ka qëndruar në Bruksel në kuadër të takimit të pestë për çështjen...
    Lajme26 Prill 2024
    Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ndau sot çmimet në Panairin e 3-të mbarëkombëtar të librit akademik dhe shkencor, të mbajtur nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli. “Dje në ora 17:20...
    Lajme26 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga Ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës,...
    Lajme26 Prill 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës po bën propagandë kur po flet për zhvillim...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri për Kthim dhe Komunitete, beson se Qeveria do ta dërgojë Draftin e Asociacionit në Kushtetuese, para mbledhjes së Komitetit të Ministrave...
    Lajme26 Prill 2024
    Lëvizja Feministe Studentore, ka ndërprerë Konferencën STEMinists’24 e organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Kërkesë e tyre ishte përjashtimi...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD – partia në pushtet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.