×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Ministri Sveçla merr veturën luksoze “Range Rover” të Burdushit

    Pranvera Behluli
    05 Shtator 2023

    Tri vetura iu konfiskuan nga shteti.

    Një xhip Range Rover, një Renault Megane RFB dhe një Audi A7 janë veturat luksoze që shteti ia mori mjekut popullor, Hysri Peqanit – Burdushit.

    Vetura e tipit LAND Range Rover e konfiskuara nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar po shfrytëzohet nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministria e tij për nevojat e tyre.

    Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) kanë konfirmuar se e kanë në shfrytëzim veturën e lartpërmendur dhe se ajo po përdoret për nevojat e Ministrisë.

    Ata në një përgjigje për Front Online kanë treguar se kanë mungesë të veturave dhe kanë bërë kërkesë në Agjencinë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar për dy vetura, por kërkesa është aprovuar për vetëm një veturë.

    “MPB për shkak të mungesës së veturave, ka kërku nga Agjencia dy vetura dhe kërkesa jonë është aprovuar për një veturë që tashmë është në përdorim nga Ministria, sipas dispozitave të parapara ligjore”, thuhet në përgjigjen e tyre për Front Online.

    Nga kjo Ministri thonë se në të njëjtën formë edhe veturat e tjera të konfiskuara u jepen institucioneve të ndryshme të shtetit.

    “Mallrat të cilat sekuestrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar të përfituara nga veprat të ndryshme penale, krimit të organizuar, kontrabandës etj, pas sekuestrimit u jepen në shfrytëzim institucioneve të ndryshme, sipas nevojës dhe kërkesës së institucionit. Në të njëjtën formë edhe shumica e veturave të cilat janë sekuestruar u jepen për përdorim Policisë së Kosovës, Ministrive si dhe institucioneve të ndryshme, varësisht nga kërkesat dhe nevojat”, thuhet më tej në përgjigjen e MPB-së për Front Online.

    Përgjigje nuk kanë kthyer  nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar anipse këta të fundit përmes një e-maili kërkuan që pyetjet t’ua adresojmë nëpërmjet zyrës për komunikim në Ministrinë e Drejtësisë.

    Front Online ka tentuar të flas edhe me Hysri Peqanin –Burdushin, por ai nuk i është përgjigjur thirrjeve telefonike e as mesazheve.

    Sipas ligjeve aktuale, konfiskimi i pasurisë nënkupton marrjen e përhershme të pasurisë që është fituar në mënyrë të kundërligjshme, sipas urdhrit të formës së prerë nga gjykata kompetente apo organi tjetër kompetent, kurse sekuestrimi nënkupton marrjen e pasurisë nga organi kompetent deri në vendimin e prerë të gjykatës.

    Në Kosovë që nga viti 2018, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për të konfiskimit të pasurisë së fituar me vepër penale.

    Sipas këtij ligjit, prokurori duhet të dëshmojë se pasuria e listuar për verifikim është pasuri e të pandehurit, ndërsa i pandehuri duhet të dëshmojë se atë pasuri e ka përfituar me burime të ligjshme, për të cilat duhet të ofrojë prova, në të kundërtën, ajo konfiskohet nga gjykata.

     

    Hysri Peqani, i njohur si “Burdushi”, nuk ka shkuar ende në vuajtje të dënimit me burgim, pasi nga Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 janar 2023, ishte dënuar me dënim unik prej 4 vjet e 6 muaj burgim dhe 42 mijë euro gjobë lidhur me akuzën për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike, mashtrim, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje, e të cilin dënim më 30 qershor 2023 e kishte vërtetuar edhe Gjykata e Apelit.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 21 gusht 2023, e ka urdhëruar “Burdushin” që më 18 shtator 2023, deri në orën 12 të paraqitet në Shërbimin Korrektues të Republikës së Kosovës, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, për të filluar mbajtjen e dënimit me burgim.

    Në këtë urdhëresë, thuhet se nëse i dënuari nuk vepron sipas urdhëresës, përkatësisht nëse në ditën e caktuar nuk paraqitet në Institucionin për mbajtjen e dënimit, gjykata do të lëshojë urdhëresë për ndalim dhe dërgim me forcë për mbajtjen e vuajtjes së dënimit./Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme03 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga tubimi që ka zhvilluar me mërgimtarët në Vjenë. Ai i ka falënderuar ata...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona dhe ka sekuestruar 100 kilogramë drogë. Operacioni i koduar “Kalaja” është realizuar në një qendër...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Xavier Bettel, ministër i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, nesër do të vijë në Kosovë. Përvec Osmanit dhe Gërvllës, Bettel do të...
    Të tjera
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Xavier Bettel nesër do të vizitojë Kosovën. Ai do të pritet nga ministrja Donika Gërvalla,...
    Sport03 Nëntor 2024
    Gjyqtari slloven Slavko Vincic është caktuar që të ndajë drejtësinë në duelin e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Milanit. Të...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas lajmit që kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Austrisë për të...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ka vdekur Zyhra Sallauka, gruaja e cila iu bëri konak luftëtarëve të UÇK-së. Ajo është nëna e luftëtarit Skender Sallauka. Lajmin hidhur...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ish-Kryeinspektori i AKI’së, Burim Ramadani, i ka reaguar drejtorit partiak të RTK-së, Rilind Gërvalla, i cili pranoi se në mbledhje të Bordit...
    Lajme03 Nëntor 2024
    Ish-anëtari dhe ish-donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Rilind Gërvalla, që drejton Radio Televizionin e Kosovës, ka shkruar pas disa muajsh lidhur me skandalin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.