Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi është takuar me kryetarin e Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi dhe nënkryetarin, Naim Rudari, me të cilët ka diskutuar për prioritetet, sfidat dhe punët e këtij institucioni.
Gjatë këtij takim, Selimi tha se është me rëndësi që të fuqizohet dhe mbështetet komuniteti i avokatisë, meqë ka një rol të madh në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të qytetarëve dhe sigurimin e barazisë së palëve në procedurë.
“Oda e Avokatëve të Kosovës, është pjesë e rëndësishme e reformimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, andaj në këtë kontekst, bashkëpunimi ynë do të ndihmonte në ngritje të performancës të sistemit të drejtësisë në Republikën e Kosovës”, deklaroi ai.
Ndërsa, Ejupi nga ana tjetër theksoi nevojën për bashkëpunim me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës ligjore në të gjitha çështjet në të cilat avokatët mund të japin kontribut.