Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka njoftuar se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar, përcjell Front Online.
Reçica përmes llogarisë së tij në Facebook ka shkruar po ashtu se të gjithë pensionistëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.
Njoftimi i plotë i Reçicës:
Njoftim për të gjithë pensionistët e Kosovës
Me qëllim të parandalimit të COVID-19, zbatimit të masave të MSH/IKSHP përkatësisht Qeverisë së Kosovës, në mbrojtjen e shëndetit të tyre, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton të gjithë pensionistët, se deri në kalimin e situatës pandemike, nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve për t’u lajmëruar.
Të gjithëve do t’iu realizohet pagesa e pensionëve pa asnjë ndalesë deri në tejkalimin e kësaj situate dhe rekomandimeve tjera nga MSH/IKSHP dhe Qeveria.
Të gjithë pensionistët të cilët fitojnë të drejtën për herë të parë në pension, nëse nuk kanë mundësi të paraqitjes fizike në zyrat e pensioneve, do t’iu njihet e drejta dhe beneficionet për pension nga data e pensionimit.