Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ndjenë keqardhje që politika në Beograd është shumë afër politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit.
Kjo pasi presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, e ka cilësuar “Ollujën” kroate si një përpjekje për spastrim etnik.
“Na vjen keq që udhëheqja politike në Beograd është në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit të Serbisë së Madhe, dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër, është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ministri kroat.