×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi paralajmëron inspektim të bizneseve në veri të vendit

    FrontOnline
    19 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka thënë se fokusi kryesor i tij që nga marrja e detyrës ka qenë dhe mbetet përkrahja e prodhuesve vendor dhe mbrojtja e konsumatorit.

    Ai thotë se kanë organizuar një serë aksionesh të inspektimit për të parë se me çfarë nafte shërbehen qytetarët e Kosovës.

    “Angazhimin tonë dhe inspektimet do t’i shtrijmë në të gjitha vendin dhe shpejtë do të kemi aksione në çdo pjesë të vendit, përfshirë edhe veriun. Ditët në vijim do të jemi dëshmitar për të parë këto inspektime, sepse edhe veriu është pjesë e Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

    Sa i përket ligjit për investime strategjike, ministri i MTI-së ka thënë se janë në fazën e plotësim ndryshimit të këtij ligji, dhe me plotësimet që do të bëhën në këtë ligj, ai ka thënë se do të jetë ligji më i mirë në rajon që do të josh investitoret e huaj dhe të brendshëm për të investuar në Kosovë.

    Krasniqi ka folur edhe për ndalimin e importit të vajit të palmës, deri të ky vendim ka thënë se kanë ardhur për shkak të ankesave të shumta të konsumatorëve.

    “Kemi importues të ndryshëm të vajit të palmës. Disa importojnë për produkte të ndryshme, disa e shfrytëzojnë për prodhimin e djathërave dhe ne importojmë produkte me përmbajtje të vajit të palmës. Por, ajo që është jo e drejtë se disa e përdorin për prodhimin e djathërave, kashkavallit dhe nuk shfrytëzohet qumështin dhe në treg figuron si qumësht. Ne kemi bërë një bllokade të përkohshme për të parë për çka dhe si po shfrytëzohet. Ka qenë nevojë emergjente për të marrë një vendim të tillë. Sa i përket ankesave të Serbisë nuk merrem me to, por merrem me shqetësimet e qytetarëve”, ka shtuar Krasniqi.

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.