×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Krasniqi i gatshëm t’u dalë në ndihmë qumështarëve

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka pritur në një takim zëvendësministrin e Bujqësisë, Nehat Ramadani, drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, përfaqësuesit e Shoqatës së përpunuesve të qumështit dhe me përfaqësuesit e prodhuesve të qumështit.Në këtë takim është diskutuar për problemet me të cilat po përballen prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit si pasojë e pandemisë.

    Në takim është kërkuar që Qeveria e Kosovës t’u bëjë një zgjidhje për shkak të sasisë së grumbulluar të djathit, të ndalohet vaji i palmës, të ndahen produktet e qumështit bimore dhe shtazore etj.Ministri Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i përkrahë kërkesat e tyre dhe t’u bëhet një zgjidhje sa më e shpejtë.

    Ministri ka kërkuar që të sjellin të dhënat e sakta se sa janë stoqet e djathit dhe sa është kapaciteti i prodhuesve vendorë për ta mbuluar kërkesën e tregut në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e një vendimi që do t’u bëhej një zgjidhje prodhuesve vendorë.“Jam shumë i interesuar dhe po angazhohem që t’u dalë në ndihmë duke ofruar zgjidhje me vendime institucionale, që prodhuesit vendorë ta ndjejnë dorën e shtetit. Por duhet thënë se çdo vendim që merret duhet të këtë një arsyeshmëri, një bazë ligjore që vendimi i ministrit të jetë i qëndrueshëm.

    Prandaj kërkojë nga ju që t’i sillni të dhënat e sakta se sa janë stoqet, sa është konsumi dhe sa është prodhimi ditorë? Nëse nuk kemi të dhëna për kapacitetet tona prodhuese, ne nuk mund të marrim vendime, që pastaj mund të na nxjerrin telashe tjera”.Sa i përket kërkesës që t’u bëhet një zgjidhje për stoqet, ministri është zotuar se do t’u bëjë një kërkesë të gjitha institucioneve publike që të furnizohen me produkte vendore të qumështit, – kjo si një ndihmë shtesë për prodhuesit vendorë.I një qëndrimi me ministrin ishte edhe zv/ministri i BPZHR-së, Nehat Ramadani, duke kërkuar të dhëna të sakta nga përfaqësuesit e shoqatave të pranishëm.

    Ndërsa drejtuesit e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, kanë folur kryesisht për cilësinë e produkteve.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka shënuar fitore 3-0 ndaj Atletico Madrid në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, por kjo nuk ka mjaftuar për të...
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...
    Lajme04 Mars 2026
    Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se të mërkurën, më 4 mars 2026, në kuadër të punimeve në projektin e zgjerimit të...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbi vendin tonë mot sot pritet të jetë i vranët, me intervale dielli. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do...
    Lajme04 Mars 2026
    Në kohën kur institucionet e vendit tashmë janë të konstituuara dhe qeveria në funksion, mundësia për shkuarje sërish në zgjedhje po konsiderohet...
    Lajme03 Mars 2026
    Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nasuf Bejta, ka deklaruar se aktualisht nuk ekziston “matematikë” që do ta mundësonte zgjedhjen e Vjosa Osmani për...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.