×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri izraelit: Duhet të mbrojmë marrëveshjen e paqes me Jordaninë

    FrontOnline
    10 Qershor 2020

    Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz tha se marrëveshja e paqes e nënshkruar me Jordaninë ndihmon në sigurinë rajonale dhe se për këtë shkak duhet të ruhet marrëveshja, transmeton Anadolu Agency (AA).

    Siç raporton gazeta “Yedioth Ahronoth”, Gantz është takuar me zyrtarë të njësive të vendbanimeve hebreje, me të cilët ka biseduar rreth aneksimit të një pjese të tokave të Bregut Perëndimor nën okupim.

    Ai theksoi se është takuar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu me të cilin kanë diskutuar mbi çështjet politike duke shpresuar se do të arrijnë konsensus. Gantz tha SHBA-ja është miku më i mirë i Izraelit, e cila i mbështet në çështjet strategjike dhe për këtë shkak do të mbrojnë këtë partneritet.

    “Kur ndërmarrim hapa politike duhet të dëgjogjmë tërësisht se çfarë ka ndodhur përreth nesh dhe në rajon. Duhet të mbrojmë Marrëveshjen Vadi Arabe të nënshkruar me Jordaninë në vitin 1994. Kjo marrëveshje ndihmon sigurimin e stabilitetit rajonal dhe sigurinë e të gjithë neve”, u shpreh ai.

    Në marrëdhëniet mes Izraelit dhe Jordanisë janë duke ndodhur tensione pasi Izraelit planifikon të aneksojë njësitë e vendbanimit hebre në Bregun Perëndimor si dhe Luginën e Jordanisë.

    – Plani i Izraelit për “aneksimin” e zonave në Bregun Perëndimor

    Në planin e ashtuquajtur të paqes për Lindjen e Mesme që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump e prezantoi më 28 janar bashkë me kryeministrin izraelit, Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, janë nenet që njësitë e vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të njihen si “territor i Izraelit” dhe që qeveria e Tel Avivit të vazhdojë sundimin mbi Luginën e Jordanit që i përket Palestinës.

    Një komision i përbashkët i përbërë nga zyrtarë amerikanë dhe izraelitë, pas planit të ashtuquajtur të paqes, filluan procesin e hartëzimit në Bregun Perëndimor për “aneksimin” e rajoneve në fjalë.

    Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Netanyahut dhe liderit të aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Gantz, kryeministri izraelit që nga 1 korriku mund të paraqesë për miratim në Parlament ose në kabinet “aneksimin” e njësive të vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor dhe Luginën e Jordanit.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.