×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Ministri i Tregtisë e shkarkon sekretarin që e kishte rrëzuar një ministër (Dokument)

    FrontOnline
    10 Shtator 2020

    Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, nuk ka pritur më shumë se tre muaj për ta shkarkuar nga detyra sekretarin e Ministrisë, Burim Rrecajn, raporton portali “Front Online”.

    Në vend të Rrecajt, ministri Krasniqi ka emëruar Gentiana Islamajn, e cila njëherit është drejtore e përgjithshme e Drejtorisë së Akreditimit, thuhet në vendimin që e posedon “Front Online”.

    Përndryshe, Rrecajn e kishte suspenduar më herët edhe ish-ministri i Tregtisë, Bajram Hasani, në vitin 2018, të cilin menjëherë e kishte liruar nga detyra edhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj.

    Por, për shkak të shkarkimit të sekretarit Rrecaj kishin shpërthyer pakënaqësitë tek NISMA për Kosovën në drejtim të ish-ministrit Hasani, i cili më pas ishte shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij kishte ardhur ministër Endrit Shala.

    Pikërisht për shkak të këtyre përplasjeve me krerët e NISMA-s, të cilën e udhëheq Fatmir Limaj, Bajram Hasani ka braktisur degën e partisë në Gjilan për të kaluar në AAK-në e Ramush Haradinajt.

    /Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.