×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ministri Gent Cakaj vizitoi familjen e Jonuz Musliut, u ofron mbështetje

    FrontOnline
    11 Qershor 2020

    Ministri shqiptar për Punët e Jashtme dhe Evropën Genc Cakaj ka vizituar familjen e ish liderit politik shqiptar të Luginës së Preshëvës, Jonuz Musliut, ku është pritur nga pasardhësi i Jonuz Musliut, lideri aktual i LPD-së, Shqiprim Musliu, kandidat për kryetar të komunës së Bujanocit

    Ministrin Cakaj në këtë vizitë e shoqëroi ambasadorin e Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka.

    Ministri Gent Cakaj duke folur për kontributin e Jonuz Musliut ka thënë se nuk dëshiron të ekzagjëroj as minimizoj kontributin e dikujt, por as të bëj politikë, pasi vizita në shtëpinë e Musliut për të ka simbolikë të veçantë.

    “Qoftë në kapacitetin e tij si ish komandant i UÇPMB-së, qoftë si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, qoftë për parimet që ka mbajtur gjithmonë, kur nuk ka guxu bash gjithkush në ballafaqim me presidentin aktual të Serbisë me përmend Pavarësinë e Kosovës e me ardhë me jetu prapë këtu, që zyrtarisht është territor që dihet prej kujt kontrollohet, kjo nuk ka qenë bash e lehtë”, ka thënë Cakaj duke shtuar se këtë punë nuk e zhbën asnjë koment i askujt.

    Ndërkaq, Shqiprim Musliu, i biri i ish liderit politik shqiptar në Luginën e Preshevës Jonuz Musliut, ka thënë se ministri Cakaj me kujdesin ndaj familjes së tij po kryen edhe një veprim kushtetues.

    Cakaj në anën tjetër ka ofruar mbështetjen e tij familjes Musliu.

    “PRej nesh e ke mbështetjen e plotë. Nuk kam ardhe këtu as me ba politikë as kurgjo, çështjet e politikës i diskutojna në kuadër partiak, por ka diçka që shkon përtej politikës. Edhe këtë takim këtu nuk kam dashur ta bëj pa një simbolikë”, ka shtuar ministri Cakaj.

    Ai I ka dhuruar Shqiprim Musliut një flamur të Shqipërisë dhe një statujë të Skënderbeut në shenjë simbolike.

    “T’i mbash me nder sepse jemi këtu ku i vetmi vend (në Serbi – v.j.) ku shpaloset flamuri i Shqipërisë dhe një st atujë të Skënderbeut që është një shenjë uniteti dhe mbaje kujtim prej nesh dhe qofshim bashkë gjithmonë”, ka shtuar Cakaj.

    Pas vizitës në shtëpinë e Shqiprim Musliut, Cakaj është shoqëruar edhe në objektin që ka qenë shtab i Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. (UÇPMB)

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thonë se kanë vrarë komandantin e Forcës Quds të Iranit në Liban, Daoud Ali Zadeh, në...
    Të tjera
    Kronika04 Mars 2026
    Një 10 vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur para disa ditësh në Itali. Ngjarja tragjike ndodhi para disa ditësh në Foggia, raportojnë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Vendi i lutjeve Imam Khomeini Mosalla në Teheran do të presë mbështetës të udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një...
    Sport04 Mars 2026
    Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, deklaroi se skuadra e tij “e meritonte fitoren” në barazimin 0-0 ndaj Inter në gjysmëfinalen e Kupës...
    Lajme04 Mars 2026
    Dëshmia e holandezit, Koen Herlaar do të vazhdojë edhe sot në gjyqin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe...
    Lajme04 Mars 2026
    Autoriteti Kosovar i Konkurrencës ka pezulluar përkohësisht nga puna Gresa Latifin, e cila ka shërbyer si inspektore hetuese në Divizionin e Marrëveshjeve...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.