Dyshohet se militantë të ISIS-it kanë vrarë 13 persona gjatë bastisjeve në dy fshatra të Kongos, kanë thënë ushtria dhe shefi i fshatit.
Forcat Aleate Demokratike, një grup i armatosur që operon në provincën Kivu Veriore në Republikën Demokratike të Kongos, kanë vrarë më shumë se 1,000 civilë që nga fillimi i vitit 2019, sipas zyrtarëve të Kombeve të Bashkuara.
Militantët kanë lidhur viktimat në fshatrat Kinziki-Matiba dhe Wikeno para se t’i vrisnin të premten, tha shefi i fshatit, Chui Mukalangirwa.
“I lusim autoritetet që t’i japin fund gjakderdhjes”, ka thënë ai.
Ushtria u ka ndihmuar civilëve t’i varrosin trupat dhe po përgatiten që të dërgojë trupa shtesë në atë zonë, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë, Antony Mwalishayi, raporton Reuters.
Sulme të tjera që i atribuohen Forcave Aleate janë pohuar edhe nga ana e Shtetit Islamik por se analistët thonë se ka mungesë provash që lidhin këto dy grupe, transmeton KOHA.