×
  • Lajme
  • Front TV
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mikpritje kosovare në Shqipëri, hotel “Bonita” përgjysmon çmimet për pushuesit

    FrontOnline
    20 Korrik 2020

    Kompleksi turistik “Bonita” i cili ndodhet në Durrës të Shqipërisë, me një përvojë të gjatë në hoteleri, ofron mundësi relaksi për të gjithë pushuesit që dëshirojnë t’i kalojnë momentet e paharrueshëm në bregdetin shqiptar.

    “Bonita” i cili ndodhet buzë detit Adriatik, ka një sipërfaqe të madhe të hapësirës për nga akomodimi që ofron.

    Për dallim nga vitet e kaluara, për të gjithë pushuesit e saj, ”Bonita” këtë vit ka përgjysmuar çmimet për akomodimin si dhe shërbimet që i ofron.

    Tha kështu për “Front Online”, drejtori i këtij kompleksi, Astrit Ismajli.

    Ismajli tha se me gjithë përhapjen e pandemisë, kompleksi që ai drejton është përgatitur që këtë vit të kujdeset edhe me masat parandaluese të këtij virusi.

    Duke përfshirë pastërtinë, maskat si dhe duke mundësuar distancën fizike me njëri tjetrin për të gjithë turistët që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në “Bonita”.

    “Sezoni turistik këtë vit në fillim në tij ishte në vështirësi, ishte në kolaps. Por, në bashkëpunim me kompaninë turistike me Sharr Travel dhe me mediat është bërë një punë shumë e madhe për sensibilizimin e të gjithë turistëve që në Shqipëri mund të bëhet turizëm këtë vit. Janë marrë masat e nevojshme për rregullat anti-covid, për higjinezimin, pastërtinë dhe maskat. Me gjithë këtë kanë filluar të vijnë turistë nga Kosova dhe siç shihet në ambientet tona tani, ka një ngritje të turistëve çdo ditë dhe më shumë”, ka pohuar Ismajli.

    “Bonita” po ashtu ka mirëpritur një grup gazetarësh nga Kosova të cilët në mënyrë të organizuar nga kompania turistike “Sharr Travel” kanë vizituar hotelet në Shqipëri në kuadër të promovimit të turizmit shqiptar.

    “Për dallim nga vitet e kaluara ne këtë vit kemi bërë një ofertë 50 % më të lirë se sa viti i kaluar duke e parë erdhe situatën në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këto rrethana ne e kemi bërë një ofertë të zbritshme për arsye që edhe ata turistë nga Kosova të kenë mundësinë të frekuentojnë ambientet tona”, ka shtuar drejtori i kompleksit “Bonita”, Astrit Ismajli.

    Ai theksoi se kushtet që i ofron hoteli që ai drejton, janë në përputhje me masat mbrojtëse për parandalimin e pandemisë Covid-19.

    “Ne si kompleks turistikë “Bonita” ofrojmë mundësi shumë të mira për pushuesit. Kemi hapësira të mjaftueshme për mbajtjen e distancave, për familjarë që kanë pastërti. Kushtet janë të një niveli shumë të lartë dhe me këto çmime mendojë që edhe ata do ta kalojnë shumë më bukur në ambientet tona”, ka pohuar ai.

    Përvoja e gjatë në hoteleri, hapësirat gjelbëruese, pishina private e këtij hoteli si dhe ambientet tjera për të rinjtë, javë vetëm disa të veçanta që e karakterizojnë këtë hotel.

    “E veçanta e kompleksit “Bonita” është se kemi një përvojë shumë të gjatë edhe me Kosovën, me turistë atje. “Bonita” krijon hapësira shumë të mdhaja gjelbëruese, për pushim për argëtim, në mbrëmje organizohen muzika të qeta live. Ka argëtim për rininë dhe kjo e bënë kompleksin “Bonita” të veçantë në krahasim me komplekset tjera. Ne kemi hapësirat shumë të mdhaja që secila familje ose individ mund të rrijë vetëm pa u shqetësuar nga të tjerët. Po ashtu, dihet që mikpritja në hotelin “Bonita” ka qenë dhe është gjithmonë shumë e mirë”, tha më tutje Ismajli.

    Duke folur për pandeminë, ai ka theksuar se asnjë person nga stafi i tij si dhe klientë nuk është i prekur me Coronavirus.

    “Ne në “Bonita” nuk kemi asnjë të prekur në stafin tonë, po ashtu asnjë klientë nuk ka qenë i prekur me Covid-19. Megjithëse ne kemi edhe një përvojë tjetër, pasi që hoteli jonë ka shërbyer edhe si bazë gjatë tërmetit për akomodimin si njësi akomoduese për të prekurit nga tërmeti. Po ashtu stafi ka qenë i specializuar dhe i përgatitur për masat mbrojtëse qysh më herët”, ka thënë Ismajli.

    Përveç turistëve nga Kosova, kompleksi “Bonita” është i pëlqyer për t’i kaluar pushimet edhe nga shqiptarët e Maqedonisë, nga diaspora si dhe pushues nga Polonia dhe Suedia.

    “Përveç shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia klintela jonë është edhe diaspora, po ashtu kemi kontrata me polakët dhe suedezët që nga java e kaluar turistët polak kanë filluar të vijnë”, ka theksuar ai.

    Për fund, ai ka një mesazh për të gjithë turistët që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet në Shqipëri.

    “Ne i ftojmë të gjithë turistët, të gjithë ata që kanë mundësi të vijnë në pushime të frekuentojnë në përgjithësi Shqipërinë, Durrësin dhe përmes kompanisë Sharr Travel dhe kompanive tjera t;i shfrytëzojnë këto mundësi, këto çmime t’i kalojnë pushimet, ta kalojnë këtë stres të pandemisë më mirë”, ishte porosia e tij për të gjithë turistët shqiptarë.

    Qytetarët nga Kosova që dëshirojnë t’i kalojnë pushimet verore në këtë kompleks turistik, mund t’i rezervojnë pushimet me çmime promocionale në kompaninë turistike “Sharr Travel”, e cila prej më shumë se dy dekadash vazhdon të jetë lider në fushën e turizmit./FrontOnline/

    (Hapësirë e sponzorizuar nga hotel “Bonita”)

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku të hënën me bashkëpartiakët e tij, bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova....
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota. Ai thotë se kanë investuar shumë në ushtri e mbrotje,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij, Xhaferin dhe pensionistë të tjerë, ku ka premtuar se viti...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.