Mijëra peshq dhe gaforre u gjetën të ngordhura të dielën në bregdetin e Kuçekkcekmece” të Stambollit, duke ngjallur frikën midis vendasve rreth rreziqeve të mundshme mjedisore në vend.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i madh i peshqve dhe i gaforreve të ngordhura, ngriti reagimin e banorëve, me këtë rast njoftuan autoritetet e vendit.
Duke folur për Agjencinë e Anadolu, kreu i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Stamboll, Ahmet Yavuz Karaca, tha se një ekip shkencëtarësh ishin dërguar për të hetuar incidentin.
“Ne morëm disa nga peshqit e ngordhur, dhe mblodhëm mostrat e ujit nga liqeni. Do ta informojmë publikun posa të zbulojmë të vërtetën lidhur me rastin. Një gjë e ngjashme pati ndodhur disa muaj më parë, por kësaj radhe, shkalla është me e lartë e incidentit”, tha Karaca.

Të tjera
-
20:26 | 08 Shkurt 2023
-
20:17 | 08 Shkurt 2023
-
20:15 | 08 Shkurt 2023
-
20:06 | 08 Shkurt 2023
-
20:00 | 08 Shkurt 2023
-
19:52 | 08 Shkurt 2023
-
19:51 | 08 Shkurt 2023
-
19:48 | 08 Shkurt 2023
-
19:46 | 08 Shkurt 2023
-
19:38 | 08 Shkurt 2023
-
19:36 | 08 Shkurt 2023
-
19:35 | 08 Shkurt 2023