×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Mielli i duhur për diabetikët: Vlerat e semolinës kundër sheqerit të lartë në gjak

    FrontOnline
    13 Shtator 2020

    Nëse vuani nga diabeti i tipit 2 ose rrezikoheni nga kjo sëmundje, atëherë me siguri jeni informuar se duhet të tregoni kujdes me ushqimin.

    Ushqimet e rekomanduara për diabetikët janë ato të pasura me kalium, kalcium, fibër, magnez, fibër, vitamina A, C dhe E. Në listën e këtyre ushqimeve përfshihet edhe semolina.

    Semolina është mielli që prodhohet nga bluarja e grurit të fortë dhe bluhet më trashë se mielli i zakonshëm. Ky lloj mielli ndahet në tre kategori në varësi të intensitetit të bluarjes. Kur është i bluar hollë, ky miell përdoret për brumëra dhe ëmbëlsira.

    Vlerat e Semolinës Për Shëndetin e Diabetikëve

    Arsyeja kryesore përse ky lloj mielli është i mirë për diabetikët ka të bëjë me faktin që ka një nivel të ulët glicemie. Për pasojë, semolina mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak duke mos ndikuar në nivelin e glukozës në të. Arsyeja e dytë ka të bëjë me praninë e fibrës. Një sasi prej 56 gramësh semolina të pagatuar ofron 2 gramë fibër ose 7 përqind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi.

    Fibra ngadalëson përthithjen e karbohidrateve në gjak dhe pengon luhatjet e skajshme të sheqerit në gjak pas ushqyerjes. Nga ana tjetër prania e magnezit dhe fibrës në vetvete është shumë e mirë sepse parandalon avancimin e sëmundjes dhe përmirëson reagimin e qelizave ndaj insulinës, hormoni që rregullon sheqerin në gjak. Semolina rekomandohet të përdoret edhe në të mirë të imunitetit sepse përmban selenium, vitaminat B dhe E, por edhe për përmirësimin e tretjes sepse ushqen bakteret e mira në stomak. Në përgjithësi, semolina përmirëson funksionin e veshkave dhe të kockave dhe mban ekuilibrat e elektroliteve në trup.

    Këshilla Për Konsumin e Semolinës.

    Përpara se të konsumoni semolinën sigurohuni që nuk jeni alergjikë ndaj grurit apo glutenit. Semolinën mund ta përfshini në gatimin e drithërave, pudingut, bukës, picës, biskotave dhe makaronave. Nëse vëreni efekte anësore pas konsumit të semolinës, kontaktoni menjëherë me mjekun./AgroWeb.

    FITO 10.000 EURO ME PAKO PREMIUM PLUS!
    Nga Rubrika
    Lifestyle26 Korrik 2024
    Dashi Duhet të vlerësoni mundësitë e reja në vendin e punës, pasi mund të garantojnë më shumë stabilitet. Kjo është diçka shumë...
    Lifestyle26 Korrik 2024
    Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë, lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuar nga papilloma një virus normal që ndodh tek njerëzit. Ato...
    Lifestyle26 Korrik 2024
    Ai luan një rol në shumë funksione trupore, duke përfshirë heqjen e mbeturinave, lehtësimin e tretjes, filtrimin e gjakut dhe çlirimin e...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.