×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Mësuesja që urrente drogat vdes pasi merr kokainë për herë të parë

    FrontOnline
    27 Qershor 2020

    Një mësuese që ishte haptazi kundër drogave, ka vdekur në Britani pasi provoi për herë të parë kokainë pas një sesioni pijesh alkoolike, thanë hetuesit.

    35 vjeçarja Hannah McGurdy, prej vitesh i shprehte miqve e familjarëve ndjenjat e saj negative ndaj drogave.

    Por të afërmit vërejtën një ndryshim te mesuesja-asistente pasi nisi një marrdhënie lesbike me një të njohur, pas ndarjes nga burri vitin e kaluar.

    Në janar pas një mbremjeje me pije alkoolike me miqtë në shtëpinë e saj në Manchester, ata e vunë në krevat dhe e lanë aty që të kalonte sikletin me gjumë, raporton TCH.

    Por 13 orë më vonë ata e gjetën të vdekur. Testimet tregonin se ajo kishte pije dhe droga në trupin e saj.

    Burri i saj, kopshtari Liam tha për hetuesit: “Kam qenë i martuar me Hannah për 12 vjet dhe ajo nuk merrte kurrë droga, ishte kundër tyre”.

    I pyetur për sjelljen e saj ai tha: “E shihja që nganjëherë nuk ishte vetëvetja por me sa di po bënte një punë të shkëlqyer si nënë”.

    Testet e toksikologjisë tregonin se Hannah kishte nivel të lartë alkooli në gjak dhe nivel të ulët kokaine.

    Mjeku ligjor Chris Morris arriti në konkluzionin se vdekja Hannah kishte lidhje me drogat dhe pijen.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Kjo e shtunë është një ditë zie dhe për Shqipërinë, kjo pas funeralit të Papa Françeskut që do të mbahet në Romë....
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Presidenti amerikan, Donald Trump, pas arritjes në Romë për funeralin e Papa Fraçeskut tha se Ukraina dhe Rusia janë shumë afër një...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Papa Françesku do të varroset sot (26 prill) në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë. 88-vjeçari vdiq të hënën e 21 prillit...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2025
    Një 28-vjeçar nga Kosova, Fluturim Rexha, që jetonte dhe vepronte në Zvicër, ka vdekur tragjikisht në një kantier ndërtimi. Sipas medieve zvicerane...
    Bota/Rajoni26 Prill 2025
    Papa Françesku do të varroset sot (26 prill) në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë. 88-vjeçari vdiq të hënën e 21 prillit...
    Vip26 Prill 2025
    Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku ka vendosur t’iu jap fund thashethemeve lidhur me marrëdhënien e tij të dashurisë me gazetaren,...
    Sport26 Prill 2025
    UEFA e FIFA i kushtojnë rëndësi shumë të madhe luftës kundër racizmit në futboll. Por Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ende...
    Sport26 Prill 2025
    Deputetin Veton Berisha ka reaguar lidhur me rastin e sulmit nga një i rritur të futbollistit Belgin Jashari, i cili vjen nga...
    Opinione26 Prill 2025
    Burimi: The Daily Telegraph (titulli origjinal: Ukraine needs to give up on joining Nato) Sipas Donald Trumpit, kjo mund të jetë java...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.