
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku është deklaruar se do ta mbështeste Murat Jasharin, për Kryeministër të një qeverie të re.
Lushtaku shprehet se kjo është rruga më e mirë që të krijojnë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat.
”Në lidhje me idenë e formimit të një qeverie me karakter të unitetit kombëtar ku do të drejtohej nga kryeministër Prof. Dr. Murat Jashari. Personalisht, si deputet i Kuvendit të Kosovës, e mbështes fuqishëm një ide të tillë.
Mendoj se kjo është rruga më e mirë që të krijojmë unitet gjithëkombëtar për t’i tejkaluar sfidat e mëdha siç janë: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja përfundimtare, tejkalimi i gjendjes socio-politike dhe ekonomike në vend si dhe fuqizimi dhe finalizimi i shtetit të Kosovës.
Ky është qëndrim personal i imi dhe nuk paraqet domosdoshmërisht edhe qendrimin e subjektit politik të cilin e përfaqësoj”.