
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk mund të hyjë më në Kuvend.
Sipas tij, prezencën në Kuvend në këtë situatë, Kurtit nuk ia lejon rendi kushtetues i Kosovës.
“Në Kuvend nuk mundet më me ardhë Albin Kurti, s’mundet me hy hiç, si kryeministër së paku. E sipas rendit tonë kushtetues, as si deputet, sepse e ka humb atë mandat”, ka thënë Krasniqi në RTV Dukagjini.
Ai ka shtuar se qeveria në detyrë nuk mundet të çojë për votim ashjë në Kuvend.
“Kjo qeveri nuk ka kapacitet legjislativ, nuk ka mundësi me çu kurrgjë në Kuvend”, ka thënë Krasniqi.