Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, ka pritur në takim drejtoreshën menaxhuese të Këshillit të Byrove në Bruksel, Greet Floré.
Guvernatori Mehmeti e informoi drejtoreshën Floré rreth zhvillimeve të fundit në sistemin financiar, e në veçanti në sektorin e sigurimeve.
Mehmeti po ashtu e njoftoi Florén se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në Kartonin e Gjelbër.
Floré shprehu gatishmërinë e rritjes së mëtutjeshme të bashkëpunimit mes dy institucioneve.