×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Mehmeti: Bien remitencat për 14 përqind, sektori i sigurimeve më i godituri në pandemi

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Si pasojë e pandemisë Covid-19, për herë të parë në vendin tonë kanë shënuar rënie të theksuar të ardhurat nga mërgata dhe kështu pritet të ketë rënie në vazhdimësi.

    Këtë vit ka pasur të hyra nga mërgata 140 milionë euro ose 14 përqind më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Fehmi Mehmeti beson se pas hapjes së ekonomisë dhe fluturimeve ajrore, do të shtohen edhe të ardhurat nga bashkatdhetarët.

    Guvernatori Mehmeti në një intervistë për KosovaPress, thotë se një ndër sektorë më të goditur nga pandemia është sektori i sigurimeve me mbi 50 përqind të primit, derisa thekson se ideja për tërheqjen e kursimeve nga tatimpaguesit prej 10 përqind në Trust, mund të realizohet dhe do të ndikojë në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë.

    Mehmeti: Remitencat kanë shënuar rënie 14 përqind

    “Ne remitencat jemi duke i përcjellë në baza ditore, ka rënie diku rreth 14 përqind nëse krahasojmë me vitin e kaluar. Për dy muaj kemi pasur diku 140 milionë euro që kanë hyrë në emër të remitencave në Kosovës ose 14 përqind më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Mirëpo, megjithatë tash po shihet që ka filluar të hapet ekonomia, fluturimet dhe kanë mundësi që të vijnë bashkatdhetarët. Besoj që deri në një masë të theksuar kjo do të ndikoj që këtë ta zvogëlojmë. Nëse marrin një krahasim edhe pse kjo krizë nuk krahasohet me krizën e vitit 2008, por megjithatë edhe në atë vit kemi pasur një rënie të remitencave rreth 4 përqind. Pritet të ketë rënie të remitencat në vazhdimësi, por uroj që të jetë sa më e vogël në përqindje të rënies. Ekonomia e Kosova ka nevojë për remitencat, sepse është një infuzion dhe një prej aktiviteteve kryesore financuese të ekonomisë së Kosovës. Bashkatdhetarët qoftë për remitenca apo edhe përmes shpenzimeve të udhëtimit që shënon mbi 1 miliardë euro shpenzime gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë”, thotë Mehmeti.

    Guvernatori Mehmeti thotë se njëri prej sektorëve më të goditur në vend është sektori i sigurimeve, ku diku rreth 50 përqind ka rënë primi.

    Megjithatë, ai kërkon që të sigurohen automjetet me qëllim që të zvogëlohet numri i automjeteve të pasiguruara.

    Mehmeti: Sektori i sigurimeve më i godituri në pandemi

    “Njëri prej sektorëve më të goditur mund të themi që është sektori i sigurimeve, marrë parasysh se gjatë periudhës së pandemisë sidomos për dy muaj të plotë u mbyllën qendrat e regjistrimit të automjeteve. Kjo bëri që edhe automjetet të mos sigurohen, edhe pse se ne krijuam një mundësi që sigurimet të bëhen online. Ne vazhdimisht kemi bërë kërkesa që të sigurohen automjetet me qëllim gjithmonë fokusin e kemi te zvogëlimi i automjeteve të pa siguruara dhe kjo bëri që të rritet numri i automjeteve të pa siguruara. Mirë është që tash ka filluar të funksionoj qendrat e regjistrimit, ka filluar të rritet në masë të theksuar regjistrimi dhe sigurimi i automjeteve dhe besoj që do të kenë mundësi që gjatë muajve në vijmë të bëhet edhe rikuperimi i këtij tregu. Është një treg që gjatë kësaj periudhe ka pësuar më së shumti, diku rreth 50 përqind ka rënë primi në mars dhe prill në këtë sektor krahasuar me muajt paraprak”, deklaron Mehmeti.

    Sa i përket mundësisë së tërheqjes kursimeve pensionale nga tatim-paguesit, guvernatori Mehmeti thotë se kjo nisëm e qeverisë kërkon ndryshime ligjore, e cila do të ndikoj në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë.

    Mehmeti: Tërheqja e kursimeve nga Trusti mund të realizohet

     

    “Ideja është që një 10-përqindshi i mjeteve të trustit të përdoret. Ne kishim dje takim dhe edhe me Bordin e Trustit dhe me kryeministrin. Kjo kërkon ndryshime ligjore. Dhe pasi që të bëhen ndryshimet nevojshme ligjore mund të procedohet me zbatimin e kësaj kërkese. Kjo do të ndikoj në mënyrë direkte në rritjen e kërkesës agregate në Kosovë. Është e mundshme dhe mund të realizohet, por ka implikime ligjore që kërkon të rishikohet ligji për këtë çështje”, thotë ai./KP/

    Ndryshe, këtë vit pritet të ulen dhe eksportet e mallrave dhe investimet e huaja direkte, ndërsa perspektiva e përkeqësuar ekonomike pritet të rezultojë në hendeqe të financimit të jashtëm dhe atë fiskal.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.