×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ndalon të dyshuarin e grupit “Albkings”, shpërndante fotografi dhe video intime të femrave

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram” ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup.

    Ky grup kishte bërë shpërndarjen e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale. Pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, në orët e vona të dt.16.04.2024, është arrestuar fillimisht i dyshuari dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë njëri nga administratorët e grupit në fjalë, për shkak të veprës penale “Vjedhja e identitetit dhe kredencialeve”, sipas KPRK-së, derisa  në koordinim me policinë do të vazhdojnë të ndërmerren veprimet tjera shtesë hetimore në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme30 Prill 2024
    344 euro pritet t’u kushtojnë deputetëve ofendimet, sharjet e nxitja e dhunës në seanca të Kuvendit. Kështu parasheh kodi i sjelljes i...
    Lajme30 Prill 2024
    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka listuar një sërë gjërash me anë të së cilave thotë Serbia e ka shkelur...
    Lajme30 Prill 2024
    Rrustem Llapi, 52 vjeçar nga Podujeva është lënë në arrest sipas një vendimi në Dyseldorf, pasi mbi të rëndon vepra e vrasjes...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Në Kuvendin e Kosovës po mbahen homazhe në nderim të ish-deputetit Ali Lajçi i cili ka vdekur pardje. Homazhet po mbahen në...
    Lifestyle30 Prill 2024
    DASHI Ka një dëshirë të madhe për argëtim, për të relaksuar mendjen dhe për të menduar vetëm për t’u ndjerë mirë, duke...
    Opinione30 Prill 2024
    Nga: David Robson / The Atlantic Në vitin 1986, miliona filipinas dolën në rrugët e Manilës, duke protestuar në mënyrë paqësore (në...
    Kronika30 Prill 2024
    Një grua ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në një shkollë në fshatin Komogllav të Ferizajt, duke vjedhur libra si...
    Lajme30 Prill 2024
    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës, ka paralajmëruar protestë më 1 maj, me arsyetimin se qeveria ka qasje...
    Kronika30 Prill 2024
    Një person është arrestuar nga policia, pasi që dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren. I dyshuari dhe femra, sipas policisë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.