Lëngu i portokallit është ndër lëngjet më të konsumuara, pasi ai ka një vlerë të madhe ushqyese për organizmin.
Në bazë të studimeve që janë bërë, fruti i portokallit rezulton i pasur me substanca që veprojnë kundër qelizave kancerogjene dhe luftojnë presionin e lartë të gjakut. Lëngu i portokallit është i pasur me vitaminë C e cila ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Njerëzit të cilët kanë probleme me presionin e lartë të gjakut duhet të konsumojnë rregullisht këtë pije pasi ajo ndihmon në uljen e tij. Hesperidina është një nga përbërësit më të rëndësishëm që përmban fruti i portokallit pasi kjo substancë ndikon pozitivisht në sistemin kardiovaskular dhe ul nivelin e kolesterolit në gjak. Nivelet e larta të vitaminës C që gjenden në këtë frut veprojnë si antioksidues.
Rrjedhimisht, kjo do të thotë se me konsumimin e rregullt të lëngut të freskët të portokallit parandalohet shfaqja e sëmundjeve të ndryshme, në mesin e tyre edhe kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës, transmeton Gazeta Shqiptare. Gjithashtu portokalli ka veti antiinflamatore, pikërisht këto veti ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve në qoftë se keni problem me artrit, ngurtësi të muskujve dhe nyjave. Studiuesit tregojnë se antioksidantët në portokall ndihmojnë në humbjen e peshës. Një pije në ditë do të bëjë një ndikim pozitiv në metabolizmin tuaj dhe do të stimulojë humbjen e yndyrës. Gjithashtu, portokajtë janë një burim i acidit folik që ndihmojnë zhvillimin e duhur të trurit. Ndërsa për gratë shtatzëna këshillohet që ky lëng i pasur të konsumohet rregullisht.

Të tjera
-
12:32 | 18 Maj 2022
-
12:27 | 18 Maj 2022
-
12:23 | 18 Maj 2022
-
12:15 | 18 Maj 2022
-
12:13 | 18 Maj 2022
-
12:12 | 18 Maj 2022
-
12:02 | 18 Maj 2022
-
11:58 | 18 Maj 2022
-
11:53 | 18 Maj 2022
-
11:50 | 18 Maj 2022
-
11:46 | 18 Maj 2022
-
11:41 | 18 Maj 2022