×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Me dy milionë euro kompensohen 2 mijë e 354 fermerë për dëmet në bujqësi

    FrontOnline
    17 Janar 2021

    Reshjet e fundit dëmtuan kulturat bujqësore, por ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet që përmbyti edhe shumë zona përfshirë shtëpi e infrastrukturën  rrugore.

    Për herë të parë vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka ndarë fond të veçantë për kompensimin financiar të dëmeve në bujqësi, por pritet të ketë kompensim edhe për dëmet e shkaktuara në këtë fillim vit.

    Me buxhetin e vitit të kaluar Ministria e Bujqësisë aprovoi për herë të parë mjete buxhetore në vlerë prej 3 milionë e 80 mijë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë elementare natyrore.

    Kjo ministri ka trajtuar të gjitha kërkesat e Drejtorive komunale për Bujqësi lidhur me këto dëme dhe se për periudhën janar-qershor 2020 ka realizuar pagesa për 2 mijë e 354 fermerë në vlerë rreth 2 milionë euro të shpërndara në 21 komuna përkatëse.

    Fermeri nga Krusha e Madhe, Mentor Duraku ka deklaruar se në vitin e kaluar ishte dëmtuar nga breshëri dhe vërshimet mbi 80 përqind, e që ka marr kompensimin financiar nga Ministria e Bujqësisë për 25 përqind të dëmit.

    “Jemi dëmtuar mbi 80 përqind prej reshjeve, breshrit dhe vërshimeve. Shteti na ka ndihmuar sivjet mirë. Ministria e Bujqësisë na ka ndihmuar me 25 përqind. Më shumë kemi pasur spec 5 hektarë e gjysmë, patate, qepë dhe lakër”, thotë ai.

    Ndihmën e shtetit për vitin që lamë pas e mori edhe fermeri nga Remniku i Vitisë, Qerim Qerimi, i cili pret që të ketë kompensime edhe për vitin 2021.

    “Nuk është edhe keq, por tash varet nga vlerësimi i komisioneve. Kemi marrë kompensimin për dëmet çka janë bërë. Për 1 hektarë e 5 ari rreth 2600 euro janë ndarë nga vlerësimi, ose 25 përqind. Për dredhëz nuk është e mjaftueshme. Vitin e kaluar në bazë të kohës të papërshtatshme ka pasur dëme shumë krahasuar me vitin 2019”, theksoi Qerimi.

    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa ka thënë për KosovaPress se kompensimi i dëmit nuk është bazuar në hektarë të dëmtuar, por në vlerën totale të dëmit të vlerësuar.

    Mustafa pret që pas vlerësimeve të kompensohen financiarisht edhe dëmet e shkaktuara para një jave nga vërshimet.

    Ministri në detyrë Mustafa po ashtu tha se lidhur me dëmet e shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore elementare për periudhën korrik-nëntor 2020 është duke vazhduar vlerësimi i kërkesave komunale dhe sapo të përfundojnë vlerësimi do të procedohen tutje pagesat në fjalë.

    “Viti 2020 ka qenë viti i parë kur ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka krijuar përmes një baze të mirëfilltë ligjore dhe buxhetore një fond të veçantë ose linjë buxhetore të veçantë prej 3 milionë e 80 mijë euro kur patëm miratuar edhe buxhetin në mars të vitit 2020… Patëm bërë një thirrje publike për të gjitha komunat që të dorëzojnë raportet e evidentimit dhe vlerësimit financiar të këtyre dëmeve për periudhën janar-qershor në mënyrë që të përshpejtojmë këtë proces dhe fermerët të kenë mjetet e tyre në llogari sa më shpejt. Janë përgjigjur pozitivisht 21 komuna për mbi 2 mijë 300 fermerë ku dëmi është vlerësuar të jetë rreth 8 milionë euro. Nga kjo shumë ne kemi ndarë 25  për qind kompensim të kësaj vlere ose rreth 2 milionë euro për 2300 fermerë të cilët tani më i kanë mjetet në xhirollogaritë e tyre”, thotë Mustafa.

    Ndërsa, Ministria e Bujqësisë për produktet që nuk janë shitur për shkak të pandemisë Covid-19, kjo pjesë do të kompensohet përmes Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

    Nga Rubrika
    Lajme11 Janar 2025
    Arton Demhasaj, kandidat për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se fushatën zgjedhore sot e ka filluar në Prekaz....
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në...
    Lajme11 Janar 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani në një intervistë për “Info Magazine”, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës...
    Të tjera
    Bota/Rajoni11 Janar 2025
    Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet, njoftoi të shtunën...
    Vip11 Janar 2025
    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit. Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i...
    Lajme11 Janar 2025
    Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka njoftuar se është nisur nga Parisi për në Prishtinë, pas një takimi që kanë...
    Vip11 Janar 2025
    Banorja e shtëpisë më të madhe në vend, Xheneta ka ofenduar rëndë Sarën. Gjatë ditës, ajo e quajti të papastër Sarën, e...
    Lajme11 Janar 2025
    Nga të gjitha qytetet e Kosovës janë nisur autobusë me përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të marr pjesë në hapjen...
    Lajme11 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke vazhduar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për vëzhgimin e Zgjedhjeve për...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.