×
  • Lajme
  • Lajme

    KQZ nis trajnimin për stafin dhe trupat menaxhues për zgjedhjet e 9 shkurtit

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar programin disaditor të trajnimit për stafin dhe trajnerët që do të angazhohen nëpër komuna në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

    Programi i trajnimit është i fokusuar në detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të personelit të angazhuar gjatë fazave të ndryshme të procesit zgjedhor.

    Gjithashtu, programi ka për qëllim t’i përgatisë stafin dhe trajnerët me njohuritë adekuate për procedurat zgjedhore, detyrat, përgjegjësitë dhe rolin e trajnerëve në procesin zgjedhor; procedurat e votimit dhe numërimit në vendvotim; rolin, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të anëtarëve të Këshillave të Vendvotimit; procedurat për votimin me kusht dhe votimin e personave me nevoja dhe rrethana të veçanta; procedurat e votimit jashtë vendit; numërimin e votave të kandidatëve për deputetë në qendrat komunale të numërimit (QKN); roli, detyrat dhe përgjegjësitë ligjore të numëruesve në QKN dhe procedurat e paketimit të materialit zgjedhor dhe dorëzimin e tyre.

    Në fazën e ardhshme të programit të trajnimit, pas emërimit nga KQZ, është trajnimi i anëtarëve të këshillave të vendvotimit, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit brenda vendit dhe në përfaqësitë diplomatike.

    Gjatë javëve në vazhdim, KQZ do të mbajë seanca të trajnimit edhe për anëtarët e ekipeve mobile që do të angazhohen për procesin e votimit të personave me nevoja dhe rrethana të veçanta dhe në qendrat komunale të numërimit.

    KQZ në tetor 2024 ka përmbyllur seancat e trajnimit për më shumë se 250 anëtarë të komisioneve komunale të zgjedhjeve nga 38 komuna të Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Janar 2025
    Anëtari i kryesisë dhe kandidati i LDK’së për deputet, Visar Azemi thotë se kapja e KPM-së rrezik për lirinë e mediave dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar sot në Gjilan, nën dyshimin se ka organizuar lojëra të fatit dhe...
    Lajme17 Janar 2025
    Partnerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po mbështetin ushtrinë për ngritjen e kapaciteteve operacionale. Kështu veproi Forca e Armatosur Turke, transmeton...
    Të tjera
    Lajme17 Janar 2025
    Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot gjatë ditës ka drekuar me biznesmenë shqiptaro-amerikanë dhe aktivist të...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për  deputet nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica nga Elezaj,  Kaçanik - Mobilizim, entuziazëm, mbështetje për fitore. "Së bashku për ndryshim",...
    Lajme17 Janar 2025
    H.Gashi, një 56-vjeçar nga Kaçaniku gjatë mbrëmjes së premte ka gjetur 150 euro në një restorant në Han të Elezit, me ç’rast...
    Zgjedhjet 202517 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se të fyesh Pejën dhe pejanët,...
    Lajme17 Janar 2025
    Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Haradinaj, ndau mesazhe nga tubime elektorale në Kosovë, përderisa ndodhet në Shtetet e Bashkuara...
    Vip17 Janar 2025
    Sa jemi drejt fundit të edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, dinamikat brenda shtëpisë vetëm shtohen. Ishte Leo që trazoi...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.