×
  • Vip
  • Vip

    Zjarret në LA ia marrin jetën aktorit 32-vjeç

    FrontOnline
    11 Janar 2025

    Një ish-aktor fëmijë është në mesin e viktimave që kanë vdekur në zjarret shkatërruese të Los Anxhelosit.

    Rory Callum Sykes, 32-vjeç, i cili pati një paraqitje në shfaqjen televizive britanike “Kiddy Kapers” gjatë viteve 1990, vdiq në shtëpinë e familjes së tij në Malibu, Kaliforni, më 8 janar, njoftoi nëna e tij Shelley Sykes në një postim në X, shkruan “People”, transmeton Klankosova.tv.

    “Me pikëllim të madh më duhet të njoftoj vdekjen e djalit tim të bukur Rory Sykes nga zjarret në Malibu dje”, shkroi Shelley të enjten, 9 janar, duke shtuar se ajo është “plotësisht me zemër të thyer” për “djalin e saj të mrekullueshëm”.

    Aktori me origjinë britanike, i cili ishte i verbër dhe kishte paralizë cerebrale, jetonte në Sydney, Australi, përpara se të zhvendosej së fundmi në ShBA, raportoi gazeta australiane “Nine News”.

    Ai po qëndronte në një vilë në pronën e familjes së tij prej 17 hektarësh në Malibu kur iu dorëzua zjarreve, tha nëna e tij. “Nuk munda të shuaj zjarrin në çatinë e tij me zorrë sepse uji ishte fikur nga Kompania Komunale e ujit Las Virgenes. Edhe 50 zjarrfikësit trima nuk kishin ujë gjatë gjithë ditës”, ka shkruar Shelley.

    Para vdekjes së tij të parakohshme, nëna e Roryt tregoi se ai “pati sfida të shumta me operacione dhe terapi për të rifituar shikimin dhe për të qenë në gjendje të mësonte të ecte” dhe ishte i etur të udhëtonte nëpër botë “megjithë dhimbjen”.

    “Do të na mungojë jashtëzakonisht shumë”, përfundoi Shelley.

    Sipas raporteve të shumta, vdekja e ish-aktorit fëmijë nuk është përfshirë zyrtarisht në numrin e vdekjeve nga zjarret në L.A.

    Shelley me lot ndau me gazetën australiane “10 News First” se ajo “nuk mundi të ndalonte flakët që të pushtonin” dhe se vila e Roryt “u dogj deri në themel”.

    Ajo kujton përpjekjen për të shpëtuar djalin e saj, por u ndalua për shkak të një dëmtimi që pati. “Ai tha: ‘Mami më lër mua’ dhe asnjë nënë nuk mund ta lërë fëmijën e saj. Kam një krah të thyer, nuk mund ta ngrija lart, nuk mund ta lëvizja”, tha Shelly për median.

    Sipas “10 News First”, departamenti i zjarrfikësve i konfirmoi Shelleyt se djali i saj vdiq nga helmimi me monoksid karboni në zjarr.

    Janë raportuar të paktën 11 vdekje të regjistruara të shkaktuara nga zjarret në L.A. që shpërthyen më 7 janar. /Klankosova.tv

    Nga Rubrika
    Vip22 Janar 2025
    Driloni i ka uruar natë të mirë Bay T-së, para se të flenë. Ai e ngacmoi atë duke i thënë: “Natën e...
    Vip22 Janar 2025
    Stresi ka ndarë me Xuxin mendimin e tij për komunitetin LGBT dhe deklarimin e Vullnetin për orientimin e tij seksual. Stresi u...
    Vip21 Janar 2025
    Stresi ka vazhduar ngacmimet ndaj Xhenetës teksa ia përmendi ish-konkurrentin, Gjestin. Ai u shpreh se po të ishte në vendin e saj...
    Të tjera
    Kronika22 Janar 2025
    Një person është raportuar i vdekur të mërkurën në Prishtinë. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se policia ishte informuar nga urgjenca...
    Lajme22 Janar 2025
    Në Prishtinë më 16 janar, një person kishte pranuar disa mesazhe me tekst ku shantazhohej nga një tjetër. Në raportin 24-orësh të...
    Opinione22 Janar 2025
    Përballë hezitimeve të brendshme, pengesave diplomatike dhe ndikimit të Serbisë, Kosova ndërtoi rrugën e saj drejt krijimit të Forcave të Armatosura me...
    Lajme22 Janar 2025
    Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas të mërkurën, rreth orës 06:00 të mëngjesit. Flora...
    Lajme22 Janar 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 27 janarin 2025 për mbajtjen e shqyrtimit fillestar ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe...
    Zgjedhjet 202522 Janar 2025
    Në një video-adresim të fundit, Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës, ka paraqitur planin ambicioz të PDK-së për mërgatën, duke...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.