×
  • Lajme
  • Lajme

    Me COVID-19 dalin e shëtisin, Policia inicion rast ndaj tyre

    FrontOnline
    15 Gusht 2020

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve ka iniciuar rast ndaj shtatë personave për mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë.

    Në dy raste, në Rahovec dhe Mojstir të Istogut inicimi i rastit ka ndodhur për shkak se të infektuarit me COVID-19 nuk janë vet-izoluar.

    Lexoni të plotë rastet:

    Rr. Ekrem Rexha, Prizren 14.08.2020 – 17:10. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masat e marra nga Qeveria. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Rr. Jusuf Gërvalla, Prizren14.08.2020 – 19:40. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Mamushe 14.08.2020 – 22:30. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull

    Fsh. Mojstir, Istog 14.08.2020 – 17:30. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rast, pasi që i njëjti i infektuar me sëmundje ngjitëse COVID-19, nuk ka respektuar vetë izolimin. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Fsh. Volljak, Klinë 14.08.2020 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Rr. Xhelal Hajda, Rahovec 14.08.2020 – 10:00. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar procedurë, pasi që i njëjti nuk ka respektuar masën e vet-izolimit, pasi i njëjti ishte pozitiv me COVID-19. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Leposaviq 14.08.2020 – 19:30. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Bashkim Smakajt iu është refuzuar kërkesa për lirim me kusht dhe si rrjedhojë u urdhërua që të i caktohet masa e paraburgimit...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Të tjera
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Avokati Bas Martenes i cili përfaqëson Bashkim Smakajn kërkoi lirimin me kusht të klientit të tij duke ofruar 5 mijë euro dorëzani....
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Luftëtarët nga forcat anti-qeveritare pushtuan Damaskun, duke i dhënë fund sundimit të Bashar al-Asad. Në krye të ofensivës ishte Abu Mohammed al-Jolani...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjyqtarja Marjorie Masselot në seancën e sotme ka njoftuar vendimin e saj që ish-presidenti Hashim Thaçi të qëndrojë në paraburgim. Ajo është...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Rebelët sirianë thonë se e kanë marrë nën kontroll kryeqytetin, Damaskun, pas një ofensive të shpejtë të nisur ditëve të fundit. Rebelët...
    Lajme08 Dhjetor 2024
    Gjatë paraqitjes së parë Bashkim Smakaj i cili po akuzohet për tentim të personit zyrtar dhe mosbindje ndaj gjykatës, ai kërkoi që...
    Bota/Rajoni08 Dhjetor 2024
    Në një zhvillim dramatik, rebelët sirianë kanë pushtuar pallatin presidencial të Bashar al-Assad në Damask, ndërsa shpallin Sirinë si “të lirë” pas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.